‘Takim me shtabin elektoral’/ Kryemadhi: Fieri sot meriton një shans të ri

‘Takim me shtabin elektoral’/ Kryemadhi: Fieri sot meriton një shans të ri

20:36, 29/03/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me shtabin elektoral të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Kryetar të Bashkisë së Fierit, Evdar Kodheli.

Kryemadhi është shprehur se Fieri ka nevojë për një kryetar bashkie i cili i nënshtrohet vullnetit tuaj dhe jo interesave klienteliste të qeverisë.

Postimi i Kryemadhit:

Sot me shtabin elektoral të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Kryetar të Bashkisë së Fierit , Evdar Kodheli.

Qarku i Fierit është qarku më i pasur në Shqipëri, jo vetëm për sa i përket burimeve natyrore, por edhe për sa i përket kapaciteteve njerëzore, ndaj Fierit duhet t’i rikthehet fuqia, autoriteti dhe pushteti në dorën e qytetarëve të tij.

Fieri sot meriton një shans të ri. Tani është momenti juaj, për t’i dhënë vetes, familjes, fëmijëve e qytetit tuaj, një Kryetar Bashkie që i nënshtrohet vullnetit tuaj dhe jo interesave klienteliste të qeverisë.

14 Maji do të jetë dita e fitores së qytetarëve fierakë, do të jetë dita e fitores së Ndryshimit të Madh. 

  Bashkë Fitojmë  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco