Brisida Shehaj: Rama nuk u shqetësua kur vendin e goditi pandemia, kujtohet sot në prag të zgjedhjeve!

20:29, 29/03/2023
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin e orës 19.00 në Syri Tv me moderatoren Armela Ferkon ishte Brisilda Shehaj ku komentoi pakon e Edi Ramës në prag të zgjedhjeve lokale në vend.

Shehaj është shprehur se Rama nuk është shqetësuar për qytetarët në kohën kur pandemia ku situata ishte shumë e rëndë. 

Por teksa zgjedhjet e 14 majit po afrojnë, njoftoi shpërblime financiare dhe rritje pagash. 

"Në fakt ajo që po kuptoj nga veprimet jo vetëm të Ramës por edhe agresivitetin dhe histerizmin e  Erion Veliajt që inkriminonte veten se dinte gjoba e nuk i denonconte. Këta kanë një hall shumë të madh lidhur edhe me premtimin e Këlliçit për transportin falas pet te cilin përballë ke personin e parë që ishte skeptik dhe në momentin që ti e dëgjon dhe sheh faktet që ç'ka flitet për buxhetin ti e sheh se është diçka e mundshme.

Edi Rama e ka të qartë se kjo që po bën është e ndaluar me ligj sepse po ndalohen drejtorët e hipotekave dhe shumë titullar të tjerë që janë futur në lojë por ndalohen dhe po gjobitën persona të tjerë që janë pjesë e administratës qendrore të ndërhyrë në fushatë.

Fondet publike nuk duhet të angazhohen në fushatë qoftë qendrore por edhe vendore.

Qytetarët shqiptar kishin shumë nevojë gjatë pandemisë dhe filloi kriza e inflacionit Rama nuk u kujtua për qytetarët dhe ndërkohë Rama kujtohet sot për një pakte 5 mijë lekshe për t’u blerë votën duke e kthyer buxhetin e shtetit i një thes ku të blejnë zgjedhjet.

Për pagën minimale nuk merrem fare se është vetëm për efekt tatimi dhe nuk gjeneron asgjë për xhepat e qytetarëve. Kishim kohë që nuk e kishim parë Ramën të shqetësohej dhe ti qante hallet qytetarëve në gjithë këto vite.

Unë pashë që edhe Veliaj ishte në një gjendje shumë të keqe duke thënë shumë gjëra të rënda si ajo e punës me gjobat dhe nuk i kishte kallëzuar penalisht", tha ajo ndër të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco