Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

2 të vrarë në Kavajë/ Salianji: Siguria publike ka degraduar. Rama shpërblen grupet kriminale dhe lufton qytetarët!

2 të vrarë në Kavajë/ Salianji: Siguria publike ka degraduar. Rama shpërblen grupet kriminale dhe lufton qytetarët!

19:50, 29/03/2023
A+ Aa A-

Vendi nuk qen qetësi nga ngjarjet e rënda kriminale.

Pas disa atentateve radhazi, përfshirë edhe atë ndaj Top Channel në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë, sot ishte radha e Kavajës që të tronditej nga krimi. 

Dy persona u vranë këtë pasdite në qendër të qytetit, pas një konflikti me njëri-tjetrin. 

Pas kësaj ngjarje tronditëse ka reaguar deputeti i PD, Ervin Salianji. 

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan krimi ka plasur sheshit, ndërsa niveli i sigurisë publike ka degraduar. 

Sipas tij, nën qeverisjen e Edi Ramës më lehtë porosit vrasje se kafe dhe më shumë gjen kriminelë se sa kamarierë. 

Deputeti demokrat akuzon kryeministrin Edi Rama se shpërblen grupet e krimit të organizuar, por lufton qytetarët e pambrojtur dhe bizneset që nuk janë rreshtuar pas tij.  

Reagimi
Tjetër ngjarje e rëndë kriminale, tjetër kërcitje armësh në mes qyteti!

Krimi sheshit, niveli i sigurisë publike në degradim, nën qeverisjen e Ramës më lehtë porosit vrasje se kafe, më shumë gjen banditë se kamarierë!

Ndërkohë që krimi i organizuar apo ai ordiner është derdhur rrugëve dhe godet kur dhe ku të dojë, qeveria, KM, ministri dhe drejtuesit e policisë janë strukur duke bërë sehir dhe luftuar krimin nga Twitter!

Shqipëria dhe qytetarët kërkojnë reagim dhe shtypjen e krimit me gjithë forcên e ligjit! Krimi është aleati i qeverisë dhe armik i qytetarëve! Duhet raprezalje e shtetit ndaj krimit për të ndalur dhunën dhe fatkeqësisht dhe vrasjet që bandat po kryejnë në çdo cep të Shqipërisē.

Ngjarjet po tregojnë një qeveri të paaftë të luftojë krimin, që përkëdhel dhe shpërblen grupet e krimit tē organizuar dhe qē lufton qytetarët e pafajshëm, të varfërit apo bizneset kundërshatare!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco