'Baxhanaku dhe vajza e Lindës...'/ Berisha: Familjarët e Edi Ramës fitojnë qindra tendera!

19:43, 29/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha hodhi akuza në adresë të kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se familjarët e tij fitojnë qindra tendera publikë. 

Nga Cërriku ku prezantoi kandidatin e opozitës për kryetar bashkie, Servet Duzha, Berisha përmendi baxhanakun dhe thjeshtrën e kreut të qeverisë, vajza e bashkëshortes, Linda Rama, si përfitues të tenderave. 

“Kreu aktual i Bashkisë shpërndanë tender për të afërmit e tij, edhe Rama e bën këtë gjë, ky imiton Edi Ramën. Baxhanaku i tij ka fituar qindra tendera kur ligji e përjashton atë. Familjarë të kryeministrit s’mund të marrin pjesë në tendera publik. Kjo nuk ndodh në një vend demokrati, sepse përdor influencën e kryeministrit për të përfituar me të padrejtë. Ndaj ligji i përjashton. Por Rama nuk e njeh këtë ligj. Thjeshtra e tij dhe unë e di që e ëma revoltohet me mua kur ia përmend, dhe nuk dua t’ia përmend, por i them zonjës hiqe të mos marrë pjesë në tendera, se nuk i takon të fitojë shumicën e tenderave për projektimet.

Por këta s’kanë dhe nuk ndjekin asnjë ligj, dhe kështu ka një vjedhje shpërdorim të papërmbajtur të fondeve publike, ndaj dhe ky ndryshim me 14 maj është sa i rëndësishëm për shoqërinë shqiptare, për Cërrikun, siç është ajri për zogjtë.

Po zhytemi çdo ditë në skamje, dhe deklaroj këtu që çdo qytetar që ndihet më mirë se 8 vite më parë të mos votojë ndryshimin, por vazhdimësinë. Por ata që e ndjejnë veten që këto 8 vite siguria dhe mirëqenia ka ardhur në rënie, të votojnë ndryshimin, përndryshe do shkojmë thellë e më thellë në dramën tonë”, deklaroi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco