Rama 'blen' vota para 14 majit: 5 mijë lekë shtesë për pensionistët në prill, do rritet paga mesatare

Rama 'blen' vota para 14 majit: 5 mijë lekë shtesë për pensionistët në prill, do rritet paga mesatare

13:57, 29/03/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes se qeverisë ka bërë me dije se muajin e ardhshëm, të moshuarit do të marrin 5 mijë lekë më shumë në pensionet e tyre.

Sakaq ai premtoi edhe rritje pagash për disa sektorë të tjerë, ku shtoi se synohet që të arrihet në një pagë mesatare 900 euro në vitet në vijim.

Rama: Kemi në dorë një plan ambicioz dhe mjaftueshëm të arsyeshëm për një rritje pagash, e cila synon të mundësojë ngritjen ne harkun e këtyre dy viteve, në nivelin e lartë të rajonit. Dhe faktikisht synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 eurosh. Që do të thotë se jemi në kushtet  një mundësie të re, mundësi që do e shfrytëzojmë maksimalisht në të mirë të njerëzve. Pas rritjes së pagës minimale mund të shkojmë drejt pagës mesatare. Do të kemi një rritje së shpejti për një pjesë, detajet do t'i diskutojmë pas aktit të miratimit që do të vijë në 15 ditët e ardhshme dhe do të publikojmë edhe planin e plotë. Do t'i qëndrojmë zotimit për rritjen e pagës së mjekëve dhe infermiereve me 7 % këtë vit, ndërkohë atyre specialistë iu rrit me 50 mijë leke të reja çdo muaj.

E dyta: jemi sot në kushtet kur mund t’ju themi edhe pensionisteve se zotimi për të shpërndare drejt tyre taksën e jashtëzakonshme që vumë mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë, sot nuk kemi vetëm zotimin e përgjithshëm, por edhe informimin konkret se për pensionistet do të ketë 5 mijë lekë të reja që do shkojnë në drejtim të tyre bashkë me pensionet e tyre herën e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco