Shpopullimi/ Berisha: Soros shkatërroi sistemin e drejtësisë, doktrina e tij favorizon krimin dhe drogën

Shpopullimi/ Berisha: Soros shkatërroi sistemin e drejtësisë, doktrina e tij favorizon krimin dhe drogën

13:06, 29/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, hodhi akuza të forta ndaj miliarderit ultramajtist George Soros në një konferencë për shpopullimin.

“Mafia këtu është omnipotente. Merrni rastin e fundit, vriten njerëz të pafajshëm. Por brenda është mafia. Dhe ka një ngushëllim, që sot rendi është më i mirë se kurrë.

A ekziston drejtësia? Drejtësia nuk ekziston. George Soros ia doli të shkatërrojë sistemin e drejtësisë, t’i presë këtij shteti shtyllën kurrizore. Pra, kishte një siguri për qytetarin. U rrënua sistemi i drejtësisë, u privuan qytetarët shqiptarë nga e drejta e një procesi të drejtë gjyqësor, u përdor një propagandë e neveritshme kombëtare dhe ndërkombëtare për t’iu servirur shqiptarëve dështimin për sukses. Sot del që ai ishte procesi kombëtar dhe ndërkombëtar më i korruptuar, ndër më të korruptuarit në Europë. Sot një shqiptar duhet të presë 10 deri në 20 vite për të marrë një vendim në drejtësi. Kjo nuk është drejtësi.

Këto kishte parashikuar Çubrilloviçi, t’i mërzisim që të marrin autobusët dhe të ikin.

Nuk është vetëm pasiguria. Nuk ka njerëz më të vjedhur dhe më të mashtruar se shqiptarët sot. Ndodhi me shpejtësi një rrokullisje në paga dhe pensione. Shkoni në rrethe, në Mat, Mirditë, Pogradec, Përmet, çfarë do gjeni aty? Do gjeni kohë të ndaluar, zona të braktisura, pa investime, popullatat në largim. Sepse ai që quhet zhvillim rural dhe që është kushti më themelor i shndërrimit në një vend të zhvilluar, ai ndaloi. Ky regjim po sillet ndaj tyre më keq se një pushtues. Pra, jemi në kushtet e kalkulueshme.

Po bizneset, çfarë ndodh? Ose duhet të dorëzohen dhe të bëhen socialiste, ose ekzistenca e tyre është e pamundur. Mafia ka penetruar në çdo qelizë. Merrni Tiranën, ka treguesin më të lartë në Europë për ndërtimet. Në çdo vend të botës, kjo do nënkuptonte çmime të arsyeshme, por të tretat më të lartat në Europë. Janë më të lira në Budapest dhe Bruksel se në Tiranë. Ndaj nga të mos largohen kur nuk blen dot një shtëpi? Të shkojmë atje se të paktën marrim një strehë.

Kjo është politikë e një gjenocidi që ushtrohet ndaj shqiptarëve. Çdo komb që gjendet para gjenocidit, duhet të reagojë.

E vërteta është se asnjë pushtim i huaj, asnjë fuqi e huaj, por një narkoshtet, një shtet i bazuar në doktrinën e George Sorosit, e cila është doktrinë e favorizimit të krimit dhe drogës; Soros është promotor kryesor i legjitimimit të drogës. Soros ka ndërmarrë në OKB me presidentë aventurierë, nismën për ndalimin e luftës kundër trafikut dhe drogës në Amerikën Latine. Ka ndërmarrë vizita në qendrat kryesore të Eskobarit të trafiqeve.

Kjo që ndodh në Shqipëri është republika e Sorosit. Dhe ai ka një fuqi të jashtëzakonshme. Shqipëria fakton se droga është krim dhe vetëm krim. Soros ka një influencë politike të pakufishme dhe bën që të legjitimohet këtu dhunimi i votës, kriminaliteti,” tha Berisha.

"Duhet të mendojmë se cili është raporti ynë me këtë vend, me këtë komb. Të zgjohemi se kemi një problem serioz. Asnjë njeri i qytetëruar nuk mund të rrijë i heshtur, indiferent para këtij agresioni. Jo ushtarak, por të gjithanshëm. Para këtij vendi që po shndërrohet në laboratorin eksperimental të doktrinës famëzezë të Sorosit.

Këtu po aplikohet doktrina e shkatërrimit të familjes, të cilës ne më shumë se çdo gjë i detyrojmë ekzistencën si komb. Lindshmëria ka rënë në mënyrë dramatike.

Çdo shqiptar duhet të kujtojë një thënie të Faik Konicës se vetëm 37 shqiptarë e duan Shqipërinë. Ai ishte në fatalitet, por shqiptar më të zgjuar nuk mbajnë kohërat. Ne bëjmë mirë, jo të mendojmë se vetëm 37 shqiptarë e duan Shqipërinë, por ai është një apel që ne të mos pranojmë këtë realitet.

Është një mision sot kundërshtimi i këtij realiteti. Shqipëria ka absolutisht gjithçka, çdo potencial dhe mundësi për të qenë një nga vendet me demografinë më të shëndetshme në rajon dhe Europë.

PD do qëndrojë fuqishëm së pari në krijimin e kushteve të kalkulueshme për të qëndruar në Shqipëri. Së dyti me politika specifike demografike që janë jetike dhe të domosdoshme për të përballuar këtë shpopullim të frikshëm," tha kryetari demokrat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj08/04/2023 19:47

Përshëndetje Doktorr Berisha, Shpopullimi i Shqipërisë tamam akt genocid i rilindsve! Pse? E thoni vetë Ju, që është bërë e kalkulueshme, pra me llogari me çue popullin në mjerim e duke e ditur se:"kafshatë që s'kapërdihet, asht o vlla mjerimi"! Marrshin çfarë meritojnë! (nga populli dhe nga Zoti)! Respekt

Shto koment

Denonco