Bezhani: Rama po luan me shqiptarët duke hapur bastet, sporti nuk ndihmohet me bixhoz

12:07, 29/03/2023
A+ Aa A-

Viroz Bezhani, Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto” ku ka komentuar hyrjen e lojërave të fatit sërish në ‘treg’, vendim ky i cili pritet të miratohen disa ditë më vonë nga qeveria Rama.

Bezhani u shpreh se Rama po luan bixoz me shqiptarët duke hapur bastet, por sporti nuk ndihmohet me bixhoz.

Pjesë nga biseda:

Viron Bezhani: "Duhet ta filloj çështjen në fjalë nga pika e parë, përse bastet u mbyllën. Unë e di shumë mirë, ashtu sic e di shumica e popullit që bixhozi është një rrezik i madh për shoqërinë, është një ves i keq që e shoqëron njeriun me problem negative, por problem është se përse i mbylli?

Ne e dimë shumë mirë që 50% e bashkëshorteve dhe 10% e fëmijëve keqtrajtohen fizikisht, fëmijët bëhën maniakë ndaj bixhozit aq sa vjedhin edhe prindërit e tyre.

E para e punës, kur u mbyll kishte shumë fenomene negative si: buxheti, qeratë, u hoqën fuqia punëtore dhe sot ai i hap me një mënyrë të turpshme.

A kemi qeveri sot neve që po i hap këto në kushte normale? Në të gjithë botën ekziston bixhozi, por me kushte normale.

Lojërat e fatit e dimë që nuk mund të ndalen, as Enveri nuk i ndaloj dot por ama nuk munden dot sot pa kërkuar të falur të teket sot dhe jep urdhër se do të hap bixhoz, a kemi një vendim ministrash?"

Ola: Sa ekziston mundësia që të përballemi sërish me problematikat që patëm kur këto baste u mbyllën në vitin 2018?

Viron Bezhani: "Shiko, që të mbyllësh 'Lojërat e Fatit' nuk është gjë e thjeshtë, por ka një gjë.

Për ti minimizuar ato duhet bërë një tavolinë e rrumbullakët me specialistë të mirëfilltë, normal që do të jepen disa pika që do t’i shërbejnë njerëzve që luajnë dhe menaxhojnë këto baste.

Tek qeveria e sotme kemi vetëm lojë, vazhdojnë të bëjnë bixhoz me popullin dhe ta përdorin për qëllimet e tyre.

Ke rastin e zotit Braçe dhe të kryeministrit që sot e ka në të zezë, dhe ky është një krim, ndaloje përse nuk e ndalon. Ato që luanin i mori i futi vetëm 5 DITË brenda e i nxori jashtë me qëllimin për t'i shërbyer atij".

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco