KAFE SHQETO/ Flet deputeti i grupit Alibeaj, Korreshi: Kandidatët bënë mirë që ikën nga lista

11:41, 29/03/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV ka folur për tërheqjet e kandidatëve të grupimit Basha-Alibeaj nga zgjedhjet lokale të 14 majit.

Korreshi ka theksuar se nuk është shqetëues fakti që ikën nga listat, se shumë mirë bënë ata kandidatët që ikën, por është shqetësues fakti se çfarë ka ndodhur, pasi nuk ka një reagim zyrtar nga ana e Enkelejd Alibeajt.

Sipas deputetit, nëse e vërteta është se janë ndryshuar kandidatët rrugës për te selia apo KQZ-ja, kjo është një dramë e madhe.

Korreshi: Nuk është shqetëues fakti që ikën nga listat, se shumë mirë bënë ata kandidatët që ikën, por më tepër është shqetësues fakti se çfarë ka ndodhur. Këtë dua ta di realisht si pjesë e një gjëjë që e kam besuar, nuk mund të ketë vendime ato që dëgjojmë realisht nuk e di të vërtetën, por që e vërteta të jetë aq e hidhur sa të ndryshohen kandidatët rrugës për te selia apo KQZ-ja, unë gjykoj që është një dramë e madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco