KAFE SHQETO/ Shtrenjtohen biletat e avionëve, 30% më shumë për muajt e verës

11:18, 29/03/2023
A+ Aa A-

Zak Topuzi, Kryetari i Shoqatës së Turizmit ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ teksa është ndalur në çështjen e turizmit në vendin tonë.

Konkretisht, në shtrenjtimin e biletave të avionëve, ku pritet një rritje në masën 30% për muajt e verës.

Topuzi u shpreh se Shqipërinë ka një problem, pasi një pjesë të paketës turistike e konsumon vetëm transporti si shkak i çmimeve të larta.

Pjesë nga deklarata e tij:

Ola: Duket që dëmi më i madh i është shkaktuar sektorit të turizmit, në gjykimin tuaji si pritet të ndikojë rritja e çmimit të biletave në turizëm?

Zak Topuzi: "Në fakt është një trend në rritje të lëvizjeve të turizmit në të gjithë Europën.  Europa po punon gati gjysmën e turizmit të të gjithë botës dhe tani turizmi nuk është më vetëm një industri, por është kthyer në një mënyrë jetese.

Tani ashtu si turizmi tokësor edhe ai ajror ju jep mundësi njerëzve të largohen me pushime 5 ditore/ një javore duke përfituar, duke shijuar vende të ndryshme të botës.

Problemi qëndron tek kërkesë oferta, por sigurisht është edhe taksa e lartë që aeroporti i vendit paguan.

Në përgjithësi Europa lëviz gjatë fundjavës me çmime nga 40-70 euro për person dhe kjo e bën atë, krahasuar edhe me pagat këtu sikur ai të shkojë Tiranë-Durrës, nga Roma të shkojë në Londër.

Sigurisht, që për Shqipërinë ka një problem pasi një pjesë të paketës turistike e konsumon vetëm transporti. Nuk është vetëm transporti  ajror, por të gjitha llojet e transporteve të tjera"

Flavio: Edhe nëse një turist, paguan një shumë të shtrenjtë nëse duan të arrijnë në destinacione si Ksamil apo Dhërmi sërish rraskapiten për të udhëtuar për orë të tëra?

Zak Topuzi: "Jo vetëm për orë të tëra, pasi rrugët këtu janë interesante, po problemi janë kostot.  Për të shkuar në Sarandë neve na duhen 250-300 euro ndërkohë që shkon sa dyfishi i biletës së transportit aq sa ai ka ardhur me avion.

Problemi i turizmit sivjet është që njerëzit  kanë filluar të pronotojnë në periudhën Qershor-fillim Shtatori.

Problem tjetër janë numri i rezervimeve, pasi kjo sjell edhe rritjen e prerjes së biletave me avion Siç edhe ju e thatë gati 19% përqind e lëvizjes në vend bëhen përmes linjave ajrore.

Meqë Shqipëria e ka turizmin pikën më të rëndësishme, duhet të marrë masa subvencionuese për ta ndihmuar turizmi në të gjitha drejtimet".

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco