SYRI TV/ Nisin rrjedhjet në kampin e PS në Shkodër, anëtarja e Këshillit Bashkiak: Po drejton injoranca

11:06, 29/03/2023
A+ Aa A-

Vetëm pak ditë paszyrtarizimit të kandidatit socialist Benet Beci dhe listës së Këshillit Bashkiak për zgjedhjet vendore të 14 majit, në Shkodër kanë nisur përplasjet e para mes socialistëve, të cilët kanë dalë kundër mënyrës se si drejtojnë zyrtarët e lartë të qeverisë Rama. Tereze Brigja, anëtare e Këshillit Bashkiak deklaron largimin dhe dënon politikat që socialistët kanë ndjekur ndaj zonës së Dukagjinit në Shkodër. Më herët edhe kreu i PS-së në Rubik dha dorëheqjen, si dhe akuzoi kandidatin e PS se bashkëpunon me persona me precedent penal

SYRI TV

Në prag të fushatës elektorale, nisin rrjedhjet në kampin e Partisë Socialiste. Pas zyrtarizimit të kandidatit socialist Benet Beci dhe listës së Këshillit Bashkiak për zgjedhjet vendore të 14 majit, në Shkodër kanë nisur përplasjet e para mes socialistëve, të cilët kanë dalë kundër mënyrës se si drejtojnë zyrtarët e lartë socialiste. Anëtarja e Këshillit Bashkiak në Shkodër, Tereze Brigja, në një mesazh të dërguar kolegëve të saj socialistë deklaron largimin dhe dënon politikat që socialistët kanë ndjekur ndaj zonës së Dukagjinit në Shkodër, si dhe hedh poshtë sjelljet e bëra nga mazhoranca socialsite ndaj besimit katolik.

“Ju bëj me dije se largohem nga PS e Shkodrës, të cilën e drejton injoranca dhe mediokriteti, përfshij këtu edhe deputetë apo ish-deputetë. Kjo nuk është partia për të cilën kam kontribuar prej vitesh. Unë jam dukagjinase dhe ndihem krenare për vendlindjen dhe prejardhjen time. PS e Shkodrës i ka përbuzë dhe masakruar dukagjinasit duke i lënë pa rrugë, pa drita e pa shërbimet minimale, me qëllim që ata të largohen nga trojet e veta e të shpërndahen nëpër botë. Ku kanë moral apo fytyrë drejtuesit e PS Shkodër të kërkojnë vota te KATOLIKËT e Shkodrës kur injorojnë dhe tallen me besimin e tyre? Shkodra nuk është një tufë delesh që bariu idiot e çon ku t’i dojë qejfi”.

Më herët kreu i Partisë Socialiste në Rubik Pal Tushaj, ka dha  dorëheqjen pas rikandidimit të Ndrec Dedajt për një mandat të tretë. Tushaj deklaroi se Dedaj bën fushatë me persona me precedent penalë, si dhe njoftoi se për zgjedhjet e 14 majit mbështet kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Albert Mëlyshin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco