Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

SKANDALI/ Drejtorë dhe punonjës të administratës, në fushatë me Becin

SKANDALI/ Drejtorë dhe punonjës të administratës, në fushatë me Becin

09:56, 29/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Edi Ramës për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci, po shfrytëzon resurset e shtetit në funksion të fushatës së tij zgjedhore.

Edhe pse është e ndaluar me ligj dhe Kodi Zgjedhor parashikon sanksione në rast se asetet e shtetit përdoren për vota, Beci ka garancinë e Edi Ramës se nuk do të cenohet. Por edhe përdorimi i punonjësve të administratës është gjithashtu shkelje e rëndë ligjore, por jo në shtetin e Edi Ramës. Punonjësit e administratës në Shkodër dhe drejtorët kanë zbarkuar në fushatë krejtësisht hapur, në mbështetje të kandidatit socialist.

Nga një vëzhgim i Syri.net, kemi arritur të identifikojmë disa prej punonjësve të administratës dhe drejtorëve të cilët kanë braktisur detyrën që u ngarkon ligji. Ata paguhen nga taksat e qytetarëve për të ushtruar detyrën, por që pushteti i kthen në vegla për interesat e veta.

Në këtë foto që sjell Syri.net, me Benet Becin janë një mori drejtorësh dhe punonjësish të zyrave të shtetit. Që nga Aida Dizdari (në foto bjonde me syze), drejtoreshë dhe bashkëpronare e Albkonf; Alketa Shoshi (Dibra) juriste e doganës në Shkodër. Ndërsa personi me kapele te dera është Etrit Beci, djali i xhaxhait i Benet Becit, punonjës i Shëndetit Publik Shkodër.

Nuk mund të lihen jashtë keqpërdorimit edhe përfaqësues të sistemit arsimor. Kështu, në fushatë me Benet Becin është edhe Oltion Luli nën drejtor i shkollës mesme “Oso Kuka”. Valdrin Dibra punonjës në Ministrinë e Ekonomisë, specialist te sektori i fotovoltaikeve është gjithashtu pjesë e fushatës elektorale të Benet Becit.

Kuptohet dëshira e Benetit për të qenë ai qytetar i parë i Shkodrës, por këtë e përcakton vota dhe vullneti i shkodranëve, e jo drejtorët e punonjësit e administratës që kanë braktisur detyrën. Vota e qytetarëve shkodranë nuk rrëmbehet me drejtorë të përfolur, presione, shantazhe apo milionat e pushtetit.

Edi Rama dhe Benet Beci kanë gjetur vendin e gabuar për të bërë të pamundurën të mundur. 6 marsi është memorie e kthjellët për Edi Ramën. Shkodra dhe shkodranët nuk manipulohen dhe kandidati i tij do ketë fatin e paraardhësve!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco