Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Sulmi mbi TCH/ EurActiv 'rrëzon' Ramën: Liria e medias në rënie

Sulmi mbi TCH/ EurActiv 'rrëzon' Ramën: Liria e medias në rënie

09:48, 29/03/2023
A+ Aa A-

Sulmi me kallashnikov mbi televizionin Top Channel po bën xhiron e botës.

Agjencia e Brukselit, EurActiv, shkruan se Shqipëria është shokuar nga ky sulm që la të vdekur një roje sigurie.

“Autoritetet shqiptare kanë vendosur një shpërblim prej 100 mijë eurosh për informacionin që çon në arrestimin e autorëve të vrasjes”, thuhet në shkrim.

“Pal Kola u qëllua dhe u vra nga një breshëri plumbash kallashnikovi mëngjesin e së hënës. Autorët dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes, i kanë vënë flakën mjetit me armët brenda dhe janë arratisur. Policia beson se ishin tre të dyshuar, një shofer dhe dy persona të armatosur”.

EurActiv shkruan se Top Channel e ka cilësuar sulmin si një akt terrorist.

Por EurActiv thekson se ky televizion është akuzuar për shantazh nga Edi Rama, edhe pse në fakt ai favorizon PS-në në mbulimin mediatik.

“Ndërsa është stacioni më i ndjekur në vend, Top Channel nuk ka qenë imun ndaj kritikave ndër vite.

Në vitin 2022, Rama e akuzoi stacionin- që zakonisht konsiderohet se favorizon partinë në pushtet- se ka shantazhuar qeverinë me mbulim negativ.

Top Channel është akuzuar për sjellje të ngjashme nga ish-punonjësit, si dhe për përhapjen e dezinformatave, gjë që menaxhmenti e mohon”, thuhet në shkrim.

Më tej theksohet se Shqipëria ka rënë ndjeshëm në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij në vitet e fundit me çështje të tilla si mungesa e pluralitetit në pronësinë e medias, kushtet e këqija të punës dhe presioni politik i theksuar si vazhdimisht problematike.

EurActiv nënvizon se pavarësisht kësaj, në një intervistë po në Top Channel të hënën në mbrëmje, Rama tha se media në Shqipëri nuk ka qenë kurrë më e lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco