'Do votoj për kandidatin e PD'/ Prapaskenat e largimit të kreut të PS

'Do votoj për kandidatin e PD'/ Prapaskenat e largimit të kreut të PS

09:10, 29/03/2023
A+ Aa A-

Lidhjet e qeverisë me krimin dhe korrupsionin kanë revoltuar socialistët në bazë duke e demonstruar me dorëheqje. Në prag të zgjedhjeve të 14 majit, kreu i PS në Rubik, Pal Tushaj ka dhënë dorëheqjen, duke renditur edhe arsyet.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Tushaj shprehet se arsyeja kryesore e dorëheqjes është rikandidimi i Ndrec Dedës për një mandat të tretë në Mirditë. Ai shkruan se Deda bën fushatë me njerëz me precedent penalë dhe gjithashtu bën emërime klienteliste pa marre parasysh partine.

“Të nderuar miq. Ju bëj me dije se kam dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të PS të njësisë vendore Rubik. Arsyeja e pare dhe kryesore që dhashë dorëheqjen është rikandidimi i Ndrec Dedës. Disa arsyet e tjera janë:

1-Zoti Ndrec e trajton Mirditën si të dorës së dytë, pasi vjen në punë me kohë të pjesshme, 2 herë në javë me nga 2 orë. Vetëm kur ka fushate vjen me kohë të plotë;

2-Nuk përfill strukturat e PS;

3-Bën fushatë me njerëz me precedentë penalë. Bën emërime klienteliste pa marrë parasysh fare partinë. Prioritet kryesor që të jesh në administratën e zotit Ndrec është të kesh dy emra dhe të kesh qenë të paktën një herë në burg;

4-Të kesh nivel të cunguar arsimor si Ndreca. Të mos mbash mend shokët e klasës;

5-Të qeshësh sa herë flet Ndreca. Kam dhe shume arsye të tjera që do ti them në statuset tjera”, shprehet ai.

Tushaj në një lidhje “live” për “News24” pohoi se nuk ndihej i përfaqësuar me këtë rikandidim të Dedajt.

Ai tha se populli i Mirditës nuk do të rizgjedhë këtë kandidaturë, ndërsa befasoi me përgjigjen e tij, duke shtuar se do të votojë kandidatin e Partisë Demokratike, Albert Mëlyshin, një mirditor.

“E kam shpjeguar që nuk ndihem i përfaqësuar, po ashtu si dhe socialistët. PS-ja mbështeti Dedën, mandati i dytë erdhi se ishte i pëlqyer nga persona të caktuar nga PS. Në mandatin e tretë, nuk u ndoq asnjë rregull demokratik, por erdhi me urdhër nga lart. Ndrec Deda nuk përfaqëson denjësisht PS-në. Ndoshta ne na ka si dorë të dytë. Mirdita ka nevojë për një kryetar të denjë. Që ta ketë ditë e natë dhe jo me kohë të pjesshme, një herë në dy muaj. Duke mos qenë pjesë e kryetarit të bashkisë, s'kam pasur shansin që të hyj në zyrën e tij, që të mos thërrasë njëherë kryetari i bashkisë që ‘kjo është bërë mirë, kjo është keq’. PS-ja ka probleme nga Pjetër Pjetri dhe Ndrec Deda. Kam një mendim dhe besim që populli i Mirditës nuk do e votojë Dedën. Unë nuk kam zgjedhur asnjë kandidat, por ka plot të tjerë të aftë. Akuzat i bëj pasi, nëse je i fortë, ke ekonomi, ke ndërruar emrin, atëherë ke mbështetjen e Dedës. Një pjesë e punonjësve s’kanë pasur lidhje dhe tani punojnë në pozicione të zgjedhura, pa një formim. PS është monopol. Unë votoj Albert Mëlyshin, fatkeqësisht përfaqëson PD. Do e votoja atë. Mjafton të jetë mirditor, jo nga Tirana që të komandojë me pult. Nëse je kundër tij, ai të heq nga puna. Mua më ka kërkuar të largohem. Deda i është prezantuar Ramës, jo ashtu siç është apo ashtu siç u intereson disave”, tha Tushaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco