Takimi i parë i Këlliçit sot nëpër Tiranë, me legjendën e tenisit Kadri Arapin: Më njeh që 5 vjeç

Takimi i parë i Këlliçit sot nëpër Tiranë, me legjendën e tenisit Kadri Arapin: Më njeh që 5 vjeç

08:38, 29/03/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, i ka nisur takimet me qytetarët nëpër Tiranë herët në mëngjes. Sot ka ndeshur me një mik të hershëm të familjes, figurë e njohur e sportit.

"Mirëmëngjes dhe përshëndetje me legjendën e tenisit, Kadri Arapi! - shkroi Këlliçi në Fb. - Disa herë kampion kombëtar dhe kampion i veteranëve. Kadriun e njoh dhe më njeh që kur isha 5 vjeç, kur nisa të mësoja lëvizjet e para.

Cilido nga ju që ka shkuar në fushat e tenisit te "Shallvaret", nga viti '91 e në vijim, e njeh Kadri Arapin si profesorin e përjetshëm të tenisit. Është personi që e mbajti gjallë këtë sport në Tiranë. Jetë e shëndet, profe! " i ka uruar ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco