Ilir Alimehmeti: Transporti publik falas, premtim që ka ngjitur në publik

21:27, 28/03/2023
A+ Aa A-

Kryesuesi i listës së këshilltarëve të koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë", për bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti komentoi në A Show me Adi Krastën në Syri Tv, premtimin e bujshëm të Belind Këlliçit. 

Sipas tij, transporti publik falas për të gjithë qytetarët është një premtim që ka ngjitur në publik, pavarësisht nga mosbesimi i shkaktuar prej mashtrimeve të politikanëve ndër vite. 

Pjesë nga intervista

Adi Krasta: Premtimi për transport publik falas ka ngjitur në publik? Po ose jo? Ose pjesërisht...
Ilir Alimehmeti:
Ka ngjitur pjesërisht, si çdo lloj lajm dhe çdo lloj informacioni do kohën e vet që të mbërrijë te publiku se nuk penetron aq kollaj te njerëzit. Unë mendoj se arsyeja kryesore pse njerëzit kanë mosbesim është se i kanë gënjyer aq shumë, i kanë këputur në mes me gënjeshtra. Çdo lloj gjëje t'u thuash tani rrinë dhe të shohin me atë cinizmin tonë filoshqiptar sa edhe kur bën një dhuratë të thonë pse ma bëri këtë dhuratë mos do më kërkojë ndonjë gjë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco