Ervin Goci: Veliaj e ka ndërgjegjen e trazuar, ky është avantazhi më i madh i Këlliçit

21:34, 28/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin 'A Show' në Syri Tv me Adi Krastën ishte aktivisti Ervin Goci.

Goci është shprehur se Tirana ka një kryebashkiak i cili gënjeshtrën e ka pjesë kryesore të retorikës së tij, ndërsa ka theksuar se historia e 1 milionë pemëve është dështimi më i madh i tij vitet e fundit.

"Mendoj që historia e 1 milion pemëve është autogoli më i madh që  ai ka bërë në të gjithë këto vitet e fundit. Po ta shohësh me kujdes ai e risjellë herë pas herë kur i kryqëzohet axhenda sepse këto kur gënjejnë kanë një axhendë ditësh javës, stinësh dhe me çfarë kam para unë nuk është se i mëshon shumë.

Ai del në këto filmime se kur nuk dihet se kur janë bërë, është i vetmi njeri publik se në çfarë orë del në terren dhe bën punë ose takon njerëz, kjo është pjesë e gënjeshtrës kur dikush sheh një video që nuk ka asnjë të dhënë dhe del një idiot që thotë shikoni se çfarë po bëj unë kjo është një pjesë e therrimeve të një buke të madhe që kanë krijuar.

Nëse këto janë shumë lartë më këtë propagandë pse blejnë vota dhe përpiqen në mënyra të tjera që të arrijnë t’i imponohen njerëzve, ti punësojnë jashtë normave, 60% e buxhetit të baskisë shkon për rrogat.

Mendoj që është detyrë të japësh një përgjigje sepse Tirana lëngon. Nëse Këlliçi e dëgjon dhe më kupton ai duhet që të fillojë të jetojë me ritmin, jetesën dhe frymëmarrjen e Tiranës. Problemi është që ti kalon nga kaosi dhe thua do ta bëj falas, si biletat e autobusëve duhet të kesh kujdes sesi populli e thith këtë ofertë sepse nëse nuk arrin ta kuptoj kjo do të merret keq dhe do t’u duket shumë e parealizueshme si premtim, ndërkohë që në të vërtetë mund të jetë shumë i lehtë në realizim. 

Pesha që pushteti ka në ndërgjegjen e tyre është e jashtëzakonshme dhe nuk janë të qetë, ky është avantazhi i madh që ka kandidati i opozitës dhe është një dhuratë që të bëhet. 

Këlliçi duhet ta zbërtheje këtë hallkë të madhe të udhëtojë me njerëzit në autobus dhe të thotë se në këto kushte me buxhetin që ka Tirana dhe me disa rregullime do të bëhet realitet." 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco