VIDEO/ Alimehmeti: Ju tregoj taksën që paguajmë në Tiranë, që nuk e dini se e paguani

21:09, 28/03/2023
A+ Aa A-

Kryesuesi i listës për këshillin bashkiak të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Ilir Alimehmeti i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka treguar se banorët e Tiranës, paguajnë një taksë që nuk e paguan askush në Shqipëri.

Alimeheti ka thënë se, taksa e arsimit e vendosur në Tiranë është e paligjshme dhe anti kushtetuese.

‘A e dini ju se sa taksa paguani ju, që nuk e dini se i paguani?

Do të ju them vetëm një taksë që e paguajmë vetëm ne qytetarët e Tiranës, asnjë qytetar tjetër, por e paguajmë vetëm ne, pavarësisht faktit, duhet paguar apo jo, çuditërisht vetëm ne e paguajmë që është; Taksa e arsimit.

Taksa e infrastrukturës arsimore, quhet me tallje edhe e përkohshme. Tani të përkohshëm në këtë jetë jemi të gjithë. Ndërkohë që 7 vite kaluan dhe më 23 dhjetor të 2022, si dhuratë për vitin e ri apo për krishtlindje si të doni ju, në vend të bonusit, e miratuan për 3 vite të tjera. Nëse ne nuk do të ndërrojmë në 14 maj, ne për 3 vite të tjera do të vazhdojmë të paguajmë një taksë të përkohshme, e cila për familjarët gjatë legjislaturës këto lekë do të ti marrë direkt nga xhepi.

Një taksë jo kushtetuese, e vendosur fshehtas, askush nuk e pa, askush nuk e di. Dhe këto është për familjarët, se për bizneset është mbi 1 milion e gjysmë’, tha gjatë intervistës së tij në SYRI TV, Ilir Alimehmeti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco