Tjetër rrjedhje nga PS, ikën anëtarja e Këshillit Bashkiak Shkodër: Drejton injoranca dhe mediokriteti

Tjetër rrjedhje nga PS, ikën anëtarja e Këshillit Bashkiak Shkodër: Drejton injoranca dhe mediokriteti

20:59, 28/03/2023
A+ Aa A-

Anëtarja e PS në Këshillin Bashkiak Shkodër, Tereze Brigja ka njoftuar largimin nga strukturat drejtuese të partisë.

Brigja e ka njoftuar largimin me një mesazh në grupin e WhatsApp të PS-së në Shkodër, ku ndër të tjera thuhej se në këtë parti drejton injoranca dhe mediokriteti.

Ajo ngre shqetësimin se PS edhe pse prej 3 mandatesh në pushtet, nuk ka bërë bërë asgjë për Dukagjinin, vendin e saj të origjinës. 

Gjithashtu, Brigja thekson se PS ka diskriminuar besimtarët Katolikë të Shkodrës, teksa përfaqësimi i tyre në këshillin bashkiak është i papërfillshëm. 

Në mbyllje të mesazhit, anëtarja e këshillit bashkiak Shkodër shprehet se PS shkon, si gjithnjë, drejt humbjes në 14 maj.  

Mesazhi

Përshëndetje kolegë !

Dëshiroj të jeni mirë familjarisht !

Ju bëj me dije se largohem nga PS e Shkodrës të cilën e drejton injoranca dhe mediokriteti përfshij këtu edhe deputet apo ish-deputet . Kjo nuk është partia për të cilën kam kontribuar prej vitesh...

Unë jam dukagjinase dhe ndihem krenare për vendlindjen dhe prejardhjen time. PS e Shkodrës i ka përbuzë dhe masakruar dukagjinasit duke i lënë pa rrugë, pa drita e pa shërbimet minimale, me qellim që ata të largohen nga trojet e veta e të shpërndahen nëpër botë.

Me këtë strategji kanë menduar se e zhdukun "farën" e dukagjinasit...

Ku kanë moral apo fytyrë drejtuesit e PS Shkoder të kërkojnë vota në Dukagjin, në një kohë kur në këshillin bashkiak këtë komunitet nuk e përfaqëson askush. Nuk besoj se dukagjinasi tenton të hapin një derë të mbyllur, se ai që e bën një gjë të tillë nuk është dukagjinas.

Ku kanë moral apo fytyrë drejtuesit e PS Shkoder të kërkojnë vota te KATOLIKËT e Shkodrës kur injorojnë dhe tallen me bësimin e tyre. Përfaqësimi i këtij komuniteti në këshillin bashkiak të Shkodrës është i papërfillshëm (nga numri rendor 1- 13 nuk ka asnjë katolik).

Si kontribuojnë këta drejtues idiotë në harmoninë fetare? Si munden këta idiotë t'i zëvendësojnë vlerat me antivlerat? Nuk janë mediokër, as grek as italian katolikët e Shkodrës, por janë shqiptarë.

Këto poshtërsi e shumë të tjera si këto e kanë çuar dhe po e çojnë Shkodrën nga humbja në humbje. Shkodra nuk e meriton këtë... Shkodra nuk është një tufë delesh që bariu idiot e çon ku t'i dojë qejfi.

Kujtojmë se më herët dha dorëheqjen kryetari i PS në Kurbin, Pal Tushaj duke deklaruar se do të votonte kandidatin e opozitës në zgjedhjet e 14 majit.  

Sipas Tushaj, populli i Mirditës nuk do të rizgjedhë këtë kandidaturë, ndërsa befasoi duke shtuar se do të votojë kandidatin e Partisë Demokratike, Albert Mëlyshin, një mirditor.

Sipas Tushaj, populli i Mirditës nuk do të rizgjedhë këtë kandidaturë, ndërsa befasoi duke shtuar se do të votojë kandidatin e Partisë Demokratike, Albert Mëlyshin, një mirditor.

Pal Tushaj: E kam shpjeguar që nuk ndihem i përfaqësuar, po ashtu si dhe socialistët. PS mbështeti Dedën, mandati i dytë erdhi se ishte i pëlqyer nga persona të caktuar nga PS. Në mandati e tretë, nuk u ndoq asnjë rregull demokratik, por erdhi me urdhër nga lart. Ndrec Deda nuk përfaqëson denjësisht PS-në. Ndoshta ne na ka si dorë të dytë. Mirëdita ka nevojë për një kryetar të denjë. Që ta ketë ditë e natë dhe jo me kohë të pjesshme, një herë në dy muaj.

Duke mos qenë pjesë e kryetarit të bashkisë, skam pasur shansin që të hyj në zyrën e tij, që të mos thërrasë njëherë kryetari i bashkisë që ‘kjo është bërë mirë, kjo është keq’. PS ka probleme nga Pjetër Pjetri dhe Ndrec Deda. Kam një mendim dhe besim që populli i Mirditës nuk do e votojë Dedën. Unë nuk kam zgjedhur asnjë kandidatë, por ka plotë të tjerë të aftë. Akuzat i bëj pasi, nëse je i fortë, ke ekonomi, ke ndërruar emrin, atëherë ke mbështetjen e Dedës. Një pjesë e punonjësve s’kanë pasur lidhje dhe tani punojnë në pozicione të zgjedhura, pa një formim. PS është monopol. Unë votoj Albert Mëlyshin, fatkeqësisht përfaqëson PD. Do e votoja atë. Mjafton të jetë mirditor, jo nga Tirana që të komandojë me pult.

Nëse je kundër tij, ai të heq nga puna. Mua më ka kërkuar të largohem. Deda i është prezantuar Ramës, jo ashtu siç është apo ashtu siç u intereson disave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco