Veliaj në panik, kapet 'mat' duke ndjekur intervistën e Belind Këlliçit

Veliaj në panik, kapet 'mat' duke ndjekur intervistën e Belind Këlliçit

18:41, 28/03/2023
A+ Aa A-

Fushata e kandidatit të koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka tronditur Erion Veliajn. 

Ky e fundit e konsideronte veten me disa pikë avantazh në krahasim me rivalin e opozitës. 

Por shumë shpejt panorama ndryshoi. 

Fushata dinjitoze e Belind Këlliçit, takimet e hapura dhe pa komplese me qytetarët, prekja nga afër e problemeve esenciale me të cilat përballen çdo ditë kryeqytetasit dhe së fundmi premtimi për transport publik falas pas 14 majit, bëri që pozitat e Erion Veliajt të lëkunden. 

Një gjë të tillë e thonë edhe burimet e brendshme që merren me fushatën e Veliajt pranë PS. Në anketat që bëjnë socialistët, Veliaj është në rënie të lirë. 

Kjo ka bërë që kandidati i Edi Ramës të ndjekë vetë fushatën e Këlliçit në përpjekje për të kuptuar se çfarë po ndodh që pëlqyeshmëria e tij (Veliajt) në publik sa vjen dhe bie.  

Siç edhe shihet në këtë foto që sjell Syri.net, Veliaj është 'kapur' duke ndjekur tinëz intervistën e kandidatit të opozitës në ABC. 

Image

Ai ka hyrë në videon ku po transmetohej live intervista në Facebook. 

Në 14 maj qytetarët e Tiranës janë përballë dy alternativave;

Të rikonfirmojnë Veliajn për t'i dhënë fund njëherë e mirë jetesës në qytetin e Tiranës prej betonizimit, kullave shumëkatëshe dhe mungesës së investimeve;

Ose të votojnë Belind Këlliçin dhe alternativën e opozitës që synon ta ndryshojë Tiranën dhe ta bëjë të jetueshme për të gjithë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco