Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Romir Saraçi: Si e mbylli drejtësia shqiptare lobimin rus të Lulzim Bashës

19:28, 27/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force, kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi solli në mënyrë të përmbledhur se si dosja e lobimit rus qe mori peng Lulzim Bashën, u mbyll në menyrë të mistershme nga drejtësia shqiptare.

Edhe pse provat per fajësinë e Lulzim Bashës ishin aty, e madje nga ana e Prokurorisë shqiptare, u kryen procedurat për marrjen zyrtarisht edhe të dëshmisë së Nick Muzin, dëshmi e cila nuk u çua më kurrë në Prokurorinë e Tiranës. 

“Kjo dosje është më së miri e zbardhur nga ana e Prokurorisë, e gjithë skema si janë marrë dhe ku janë marrë paratë. Por ajo çfarë e mbajti peng këtë dosje ishte dëshmia e Nick Muzin. Sipas burimeve të mia, ajo dëshmi ka ardhur edhe zyrtarisht në Shqipëri, deri në Ambasadën Amerikane në Shqipëri e cila më pas nuk ka përfunduar në Prokurori, për shkak të mbylljes së hetimeve. Kjo dosje ka shënuar një nga aktet më të paprecedenta të drejtësiss shqitpare, ku 3 prokurorët e çështjes shkuan me tre versione të ndryshme në gjykatë. Ndërkohë që gjykatësi mund ta kthente për marrjen e një vendimi të unifikuar nga ana e Prokuroise, vendosi mbylljen e saj. Prokurori Apelit, i cili duhet te bente rekurs e ka mbajtur 29 ditë dhe ditën e 30 kur skadonte ankimi, prokurori i çështjes ka dhënë dorëheqjen. Ka pafund detaje të kësaj skeme për mbylljen e dosjes që solli më pas edhe mbajtjen peng të Bashës", tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco