Lobimi rus/ Llabani: U shmang marrja në pyetje e Nick Muzin për shkak të...Bashës

18:58, 27/03/2023
A+ Aa A-

Gazetarja Anduena Llabani deklaron se Prokuroria e Tiranës shmangu qëllimisht marrjen në pyetje të Nick Muzin, për lobimin e Lulzim Bashës me para të dyshuara ruse. 

Task Force me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv, ajo tha prokurorët hezituan të merrnin dëshminë e Muzin për të mos rënduar pozitën ligjore të ish-kryetarit të PD. 

"Në Prokurorinë e Tiranës, pak ditë pasi është marrë i pandehur Lulzim Basha, unë kam kontaktuar drejtues të Prokurorisë. E kam parë me sytë e mi kërkesën që ka ardhur nga DASH në zyrën e prokurorit të Tiranës. E kam parë në kompjuterin zyrtar të kreut të Prokurorisë së Tiranës. Në të thuhej që ne ju garajtojmë, ju presim të tre prokurorët që të vini në SHBA dhe të merrni në pyetje Nick Muzin. Dhe kërkesa ka patur vetëm një kusht, mosarrestimin e Nick Muzin për llogari të hetimit në Shqipëri. Kanë dashur ta shmangin marrjen në pyetje të Nick Muzin", tha ajo. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco