Neza: Sulmi ndaj medias i pajustifikueshëm, kryeministri Rama është inkurajues i veprimeve të tilla nga krimi

18:57, 27/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv ishte i ftuar gazetari, Sami Neza. Neza ka komentuar natyrën e sulmit dhe inpaktin që ajo ka në shoqëri dhe fushën e gazetarisë.

Neza ndër të tjetra e ka akuzuar kryeministrin, Rama si një shtytës të krimit për të larë hesapet mes tyre dhe jo  që shteti ligjorë ti vërë përpara drejtësisë.

"Pavarësisht motiveve, sepse mund të jenë shumë prej tyre që kanë çuar në goditjen e Top Channel me breshëri automatiku, por produkti është i sigurt sepse goditja e një media të lirë, ku brenda saj të kishte dhe një viktimë nuk ka ndodhur kurrë është hera e parë.

Ky është një sulm ndaj lirisë se mediave, ata që do e vuajnë të parët janë gazetarët, mediat në përgjithësi por edhe ne sepse informacioni do të na vijë në një fushë tensioni, rreziku jete dhe sulmi.

Rrethanat janë një çështje policore dhe e prokurorisë, por produkti është një çështje publike.

Rama është inkurajues me deklaratën kokën hëngshin, ai kërkon që hesapet në paligjshmëri të merren nga të paligjshmit duke përjashtuar shtetin dhe institucionet ligjore.

Atentati për nga natyra ka përkufizim mafioz sepse nuk mund të qëllohet në atë mënyrë një televizion ku janë kapërcyer inatet dhe hakmarrjen, ose kufirin e mesazhit ose autografit, është një mesazh universal sepse të sulmosh një televizion kombëtar nuk është e lehtë ta sulmosh."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco