Sulmi ndaj Top Channel/ Saraçi: Niveli i krimit ka arritur stadin më të lartë, sulmi ndaj mediave i frymëzuar nga vetë qeveria

18:43, 27/03/2023
A+ Aa A-

Në ''Task Force'' me gazetaren Sonila Meço, kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi komentoi sulmin me armë zjarrin në televizionin kombëtar “Top Channel”, ku ngeli i vdekur roja i godinës.

Saraçi u shpreh se ky sulm është qartazi një mesazh, ndaj Top Channel.

Nuk është atentat, ai është një sulm, një akt terrorist, ai është çfarë të duash. Por ai është një mesazh. Roja e godinës, ishte një viktimë e pafajshme si çdo shqiptar i rrezikuar sot, si pesë viktimat e muajit të fundit. Por ai ishtë një mesazh ndaj Top Channel.

Pyetur nga moderatorja Sonila Meço, mbi ngjashmërinë e kësaj ngjarjeje me atë të ndodhur vetëm pak ditë më parë në 'Don Bosko', Saraçi sqaroi se në rastin në fjalë, kishim të bënim me një akt terrorist, teksa shtoi se ajo çfarë e bën akoma më të rëndë sulmin ndaj Top Channel është fakti se pjesë është një institucion mediatik nga më të rëndësishmit në vend.

Ndër të tjera, Saraçi u shpreh se kushdo të jenë rrethanat apo pistat e këtij sulmi, mesazhi është që 'media dhe gazetarët janë të cënueshëm/sulmueshëm'.

Në ngjarjen në Don Bosko të ndodhur vetëm pak ditë më parë bilanci ishte me viktima, me të plagosur, e të tjera.  Aty bëhej fjalë për një akt terrorist për faktin se si ndodhi ndërsa këtu bëhet edhe më e rëndë për vetë faktin se pjesë është një institucion mediatik nga më të rëndësishmit në vend , me një licensë kombëtare informimi. Tani niveli i krimit ka arritur në një stad edhe më të lartë, po vriten të pafajshëm rrugëve për shkak të përplasjeve të bandave, po sulmohen institucione, çfarë ka mbetur më në këtë vend për tu sulmuar?

Nuk ka vijë të kuqe dhe kjo është shumë e rëndë për situatën e mediave pavarësisht se kush do jenë rrethanat apo pistat e këtij sulmi, por mesazhi është që media dhe gazetarët janë të cënueshëm. Janë të sulmueshëm, mund t’ju bëhet atentat dhe kjo në atë optikën time kjo është treguar si shembull nga vetë qeveria. Sa po vuan kohët e fundit media për shkak të sulmeve të një lloji tjetër? Kujtojmë se ju vendos tritol një hoteli për shkak të linjës editoriale të medias, të paktën nga ajo çfarë ne dimë. Ndërkohë sot edhe këta persona që kanë pasur probleme, nëse bëhet fjalë për çështje si reklama, sponsorizime, e të tjera, ka institucione. A vepronin këto sponsorizimet në mënyrë të paligjshme, indirekte? Ka institucione që e zgjidhin këtë gjë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco