Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Berisha thirrje qytetarëve: Të tregojmë dashuri për vendin dhe të firmosim ndryshimin në 14 maj!

18:19, 27/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha fton qytetarët të votojnë kandidatët e koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" në 14 maj. 

Nga Peqini ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Mustafa Pashja, Berisha tha se këto zgjedhje janë të një rëndësie historike. 

"Në histori është provuar se dramat më të mëdha, katastrofat më të mëdha kombeve nuk ua kanë sjellë luftërat, sëmundjet dhe epidemitë. Dramat, katastrofat më të mëdha u’a kanë sjellë monizmat, u’a ka sjellë monizmi. Dhe ne jemi dëshmitarë se sa vuajtëm ne nga monizmi me stalinist të Europës, monizmi i Enver Hoxhës. Me votën plebishitare të shqiptarëve ne u ndamë nga ai monizëm në vitin 1992. Por siç e ka thënë Ronald Regan; demokracisë i mjafton një gjeneratë për tu zhdukur. Këtë fat jo të mirë, këtë fat të hidhur e patëm ne shqiptarët. Ne sot vijmë pas 32 vitesh në një monizëm të plotë, ku një njeri, Edi Rama kontrollon çdo pushtet. Vijmë në një monizëm në të cilin forca jonë politike që solli pluralizmin, ka vetëm një qeveritar në tërë territorin e Shqipërisë, dhe ky është kryetari i bashkisë Shkodër. 

Vijmë në një monizëm në të cilin më shumë se kurrë, njëlloj si në diktaturën më të egër, drejtësia ajo garantuesja e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, është shndërruar në një seksion të shëmtuar të partisë së krimit. Është shndërruar në një mburojë të krimeve qeveritare, të bandave të qeverisë. 

Vijmë në një monizëm ku mediat janë vendosur nën kontrollin e plotë të narkoqeverisë. Një monizëm i cili në dallim nga ai i mëparshmi, nuk bazohet në doktrinën marksiste-leliniste, por bazohet në vjedhjen e qytetarëve, bazohet në krimin, drogën dhe kjo është forma më e shëmtuar e monizmit.

Në këtë kontekst, zgjedhjet e 14 majit janë pra të një rëndësie historike dhe unë para jush këtu ftoj çdo qytetar të Peqinit, çdo shqiptar të bashkohet me ne, në betejën tonë kundër monizmit, se monizmi nuk është një fatkeqësi dhe ndëshkim vetëm për demokratët. Ai është një ndëshkim për socialistët, për ata pa parti, për ata që punojnë dhe ata që nuk punojnë. Është një ndëshkim për fëmijët tanë, për studentët, të moshuarit, pensionistët. 

Monizmi shndërron tokën tonë të bekuar, shndërron Shqipërinë e cila nëse i  hedhim një vështrim pasurive përrallore të saj është një parajsë e vërtetë e shndërron në një tokë të mallkuar, e shndërron në një tokë të pabesueshme. Peqinin këtë qytet mijëra vjeçarë, epiqendër e historisë në rrugën Egnatia, me njerëz punëtorë, me fushat, kodrat e tij, Peqnin i cili ka qenë bastion kryesor i demokracisë, e shndërron në një tokë të mallkuar për bijtë dhe bijat e saj. 

Ata ikin dhe vetëm ikin. 

Disa muaj më parë unë isha në një fshat në Ana e Malit të Shkodrës, një fshat buzë Bune, me një pamje përrallore dhe i zoti i shtëpisë, po bënin mbledhjen aty në oborr me thotë; Sali unë dal në mëngjes këtu dhe dal me pi kafe në këtë oborro. Shoh gjithsej 2-3, maksimumi 4 oxhaqe që nxjerrin tim në fshatin tim, se është krejtësisht i braktisur. 

Në këtë kontekst kjo është një përpjekje e madhe e jona, është një përpjekje dhe është një thirrje për çdo shqiptar; në 14 maj të tregojmë pak dashuri, nuk po them shumë, të tregojmë pak dashuri për këtë vend, të firmosim ndryshimin, ndryshimi është shpresa, është pluralizmi, është vizioni i demokracisë, ndryshim është këputja nga monizmi dhe ju garantoj ju se Peqini dhe Shqipëria përsëri do të jenë për shqiptarët toka e bekuar, parajsa e tyre".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco