Kolegji Zgjedhor nën urdhrat e Edi Ramës, rrëzon ankimimin e PD dhe lejon Alibeajn në zgjedhje

Kolegji Zgjedhor nën urdhrat e Edi Ramës, rrëzon ankimimin e PD dhe lejon Alibeajn në zgjedhje

17:14, 27/03/2023
A+ Aa A-

Me urdhër të Edi Ramës, Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë ankimimin e bërë nga Partia Demokratike ku kërkohej pezullimi i regjistrimit të grupit Alibeaj si subjekt pjesëmarrës në zgjedhjet lokale të 14 majit. 

Ankimimi i PD synonte rrëzimin e vendimit të KAS që lejoi pjesëmarrjen e Alibeajt në zgjedhje. 

“PD nuk ka asnjë akt gjyqësor ligjor që vërtetohet se përfaqësohet nga Sali Berisha. Madje nuk ka asnjë kërkesë drejtuar gjykatës për t’u regjistruar si kryetar i PD. Nuk mund te këtë tagrat e një subjekti zgjedhor. Duhet të hyjë si individ dhe jo si subjekt zgjedhor”, ishte pretendimi i përfaqësuesit ligjor të Alibeajt, Indrit Sefa.

Ndërkohë përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ledio Nuraj deklaroi se kërkesa nuk argumentohej me fakte.

“Kërkesë aspak e argumentuar me fakte. Berisha ka interes për përfaqësim, si i zgjedhur i PD. Kërkesa për moslegjitim bie. Çështja është gjykuar e përbashkët si nga KQZ edhe nga KAS”, u shpreh përfaqësuesi ligjor i PD, Ledio Nuraj. 

Kolegji Zgjedhor nuk bëri asgjë tjetër veçse faktoi nënshtrimin përpara Edi Ramës duke zbatuar me përpikmëri urdhrat e tij për të dëmtuar Partinë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco