Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

Rrugët nën pushtetin e baltës/ Tedi Blushi dhe Eriona Bixha te Njësia 9: A mund t'i besohet sërish Veliajt?

Rrugët nën pushtetin e baltës/ Tedi Blushi dhe Eriona Bixha te Njësia 9: A mund t'i besohet sërish Veliajt?

17:19, 27/03/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka parë nga afër situatën e infrastrukturës rrugore te Njësia 9 në Tiranë. 

Rrugë me gropa dhe baltë është panorama që të ofron zona te shinat e trenit. 

Blushi tha se prej 8 vitesh Veliaj ka braktisur këtë zonë. 

Tedi Blushi shoqërohej nga Eriona Bixha, kandidate e Partisë së Lirisë, për anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës. 

"Qytetarët e Njësisë Nr.9 në Tiranë i paguajnë rregullisht taksat vendore, por prej të paktën 8 vitesh nuk marrin nga Bashkia shërbimet që meritojnë. 

Erion Veliaj nuk jep llogari ku i çoi taksat e tyre dhe pse në këtë njësi ende nuk ka rrugë të asfaltuara me standarde.

Me 350 milion euro buxhet vjetor, Erion Veliaj do të kishte asfaltuar edhe rrugët e Parisit. Por asnjë qindarkë nuk shpenzoi për qytetarët që banojnë në zonën e "Shinave të Trenit" në Njësinë Nr.9. Ndërkohë 100 mijë euro paguan çdo ditë për inceneratorin e Tiranës, që nuk ekziston!

Është edhe "pinok" edhe hajdut! A mund t'i besohet sërish? Ndaj më 14 Maj: Bashkë për Ndryshim! Votë për Ndëshkim!", shprehet Blushi. 

Eriona Bixha u shpreh se është e dhimbshme të shohësh banorët teksa kalojnë në këto rrugë të lëna në mëshirë të fatit. 

"Është një Tiranë krejt ndryshe nga ajo që shohim në mediat sociale me ato filtrat e bukura. Por realiteti i dhimbshëm është ky që ne jetojmë çdo ditë". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco