Lulzim Basha ka përgënjeshtruar veten sa i përket fondeve me të cilat që pagoi në SHBA, lobistin Nick Muzin. Ndërsa dje deklaronte se këto pagesa u bënë nga shqiptaro-amerikanët, sot Basha ka nxjerrë një tjetër version, duke mohuar se paratë i mori nga shqiptaro-amerikanët, siç deklaroi edhe në Prokurori.
Nga SYRI TV
Ky ishte justifikimi i dhënë nga Lulzim Basha në prokurori dhe publikisht në media, pas daljes së skandalit se kishte lobuar në SHBA me para të transferuara nëpërmjet kompanive ruse. Por në ditën që Partia Demokratike publikoi raportin e auditit që fakton se këto para nuk kanë kaluar nga zyrat e PD-së por si akt personal i Lulzim Bashës, ky i fundit ka nxjerrë një tjetër mashtrim.
Por ndërsa Lulzim Basha çdo ditë nxjerr nga një gënjeshtër të re sa i përket transfertave të parave ruse, ajo që tashmë është zbuluar si fakt është se Partia Demokratike nuk ka qenë në asnjë moment pjesë e pagesave ndaj Nick Muzin, por ato janë kryer për llogari të drejtpërdrejtë të Lulzim Bashës.
Një raport i CIA-s, i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit pak muaj më parë i vlerësoi paratë e përdorura nga Lulzim Basha për lobim, si para me origjinë ruse ç’ka tregon qartë se çfarë përfaqëson ish kryetar i PD-së që nga sot e tutje do të dalë në fushatë për kryer aktin e radhës së minimit të vullnetit të demokratëve duke kërkuar vota për kandidatë e prodhuar nga grupimi i vendosur në ish godinën e organizatës komuniste të Bashkimeve Profesionale!
© SYRI.net