‘Transporti publik falas'/ Muço: Një zgjidhje që Tirana të jetë më e pastër, më e banueshme, pa sëmundje

16:58, 27/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, eksperti i ekonomisë Prof. As. Klodian Muço ka folur për transporti publik në Tiranë i cili është në gjendje të mjeruar.

Eksperti Muço ka shpjeguar edhe mënyrën se si zgjidhet kjo me anë të transportit publik falas të cilën e premtoi kandidati i Partisë Demokratike i dalë nga primaret për Bashkinë e Tiranës.

Sipas Muços, Tirana sot është e pabanueshme dhe konsiderohet si qyteti më i ndotur në Europë dhe transporti publik falas është një mënyrë që qytetarët të mos përdorin makinat e tyre, duke ulur në këtë mënyrë ndotjen.

Muço: Zgjidhja reale është fakti se sot Tirana është bërë e pabanuar. Sot për të vajtuar në punë duhet në disa raste deri në 2 orë në ditë në trafik. Sot Tirana konsiderohet si qyteti më i ndotur në Europë. Është një qytet që sëmundjet respiratore kardiologjike kancerogjene po shtohen çdo ditë. Tirana sot është e pabanueshme. Si do ta zgjidhim këtë pjesë dhe të gjejmë një formë që qytetarët të mos përdorin makinat e tyre, apo të mos bëjnë dhe për dy kilometra të marrin makinat e tyre, pra është një vizion i ri i transportit publik dhe si është kjo zgjidhje, duke e filluar falas. Sigurisht që kjo ka një kosto fillimisht por kjo kosto duhet parë nga benefitet. Nëse transporti publik i Tiranës do bëhet falas, atëherë qytetarët e Tiranës nuk do të marrin më makinat e tyre.

Tirana do ketë më pak trafik, do jetë më pak e ndotur por Tirana do jetë më e banueshme me më pak sëmundje më e pastër, ka një kosto kolaterale por çfarë është kjo kosto për buxhetin e Bashkisë së Tiranës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco