Paloka: Kur kryebanditi sulmon mediat me tritol, pse skandalizohemi kur krimi godet me kallash

Paloka: Kur kryebanditi sulmon mediat me tritol, pse skandalizohemi kur krimi godet me kallash

16:12, 27/03/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike ka ironizuar situatën alarmante që ka pushtuar vendin pas sulmit të mbrëmshëm me kallashnikov ndaj Top Channel.

Sipas Palokës, në një vend ku kryeministri sulmon mediat me tritol në mes të ditës, s’kemi pse skandalizohemi kur krimi i rrugës godet me kallash në mes të natës.

Në një vend ku kryeministri, kryebandit sulmon mediat me tritol në mes të ditës, pse skandalizohemi kur krimi i rrugës godet me kallash në mes të natës?!’, shkruan Paloka në Facebook.

Kujtojmë se sulmi ndaj Top Channel vjen as një javë pas konfiskimit arbitrar të Prestige Resort, në pronësi të Irfan Hysenbelliut, pronar gjithashtu i Fokus Media Group ku bëjnë pjesë News 24, Panorama, Gazeta Shqiptare dhe jo vetëm.

Qeveria shkeli këtë vijë të kuqe një ditë pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, që qortonte shembjen e Prestige Resort.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj27/03/2023 20:46

Ky në foto është km-ja?!!! S'ka mundësi! Ai "shëndrit" rajonin, pa le Shqipërinë!

Shto koment

Denonco