‘Sulmi ndaj Top Channel nuk ka asnjë ndryshim nga masakra në Don Bosko’

‘Sulmi ndaj Top Channel nuk ka asnjë ndryshim nga masakra në Don Bosko’

09:48, 27/03/2023
A+ Aa A-

Nga Hysni Gurra

Sulmi ndaj Top Channel nuk ka asnjë ndryshim nga sulmi ndaj lokalit në Don Bosko. Atje vdiq hallexhia (banakierja), këtu ka vdekur hallexhiu, roja.

Pra, si sulm në vetvete është krejt normal për një vend që sundohet nga një pushtet mafioz dhe i kriminalizuar deri në palcë.

Zoti u dhëntë durim familjarëve të personit që ka humbur jetën.

Tani, nëse motivet e sulmit lidhen me BB, ky vend është çmendur totalisht dhe nuk ia vlen të jetosh më asnjë ditë këtu.

Nëse motivet lidhen me çështje politike, konkurrence, pronësie/pazaresh këtu duhet ndjenjur, duhet luftuar dhe turp për çdo shqiptar që tregohet indiferent ndaj një situate të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco