Sulmin me armë  në Top Channel, Nikolla: Ngjarje kriminale, të zbardhet sa më shpejt

Sulmin me armë në Top Channel, Nikolla: Ngjarje kriminale, të zbardhet sa më shpejt

09:31, 27/03/2023
A+ Aa A-

Kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla ka reaguar në lidhje me sulmin me armë të ndodhur pas mesnatës ndaj Top Channel.

Nikolla në reagimin e saj kërkon nga organet e drejtësisë zbardhjen sa më shpejt të kësaj ngjarje ku ka humbur jetën një qytetar i pafajshëm.

“Sulmi me armë ndaj TV kombëtar “Top Channel” dhe vrasja e një prej personelit të sigurisë  është një ngjarje e rëndë që kërkon veprim të menjëhershëm e profesional nga agjencitë ligjzbatuese.

Solidaritet për TV “Top Channel” dhe ngushëllime familjes Kola. Të zbardhet sa më shpejt kjo ngjarje kriminale!”, thuhet në reagimin e Nikollës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco