Këlliçi: Revolucion me transportin publik në Tiranë, tabela për oraret, modernizim flote, reduktim vonesash

09:10, 27/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh sot në KAFE SHQETO se ai ka një plan revolucionar për transportin publik, që jo vetëm do të lehtësojë të gjithë qytetarët që përdorin autobuzët, duke e ofruar falas, por edhe do të reduktojë qarkullimin dhe do të ulë ndotjen.

Këlliçi tha se kjo kushton vetëm 6.8 përqind të buxhetit të Bashkisë.

Po ashtu, ai shtoi se do të investojë edhe 5 mln euro për modernizimin dhe shtimin e flotës, që do të sjellë pakësimin e vonesave.

Plani i Këlliçit parashikon edhe vendosjen e tabelave në stacionet e autobuzëve që do të tregojnë oraret fikse të nisjes dhe mbërritjes së këtyre mjeteve, duke u kursyer kështu njerëzve kohën e pritjes.

I ftuar në emisionin e mengjesit Kafe Shqeto, me Flavio Qarrin, Këlliçi ndau shqetësimin e trafikut të rënduar, ku i kujtoi gazetarit se sot i ishin dashur 45 minuta për të ardhur në studio. Dhe Këlliçi tregoi se gjatë këtij kalvari, vuri re se Tirana ishte totalisht e bllokuar, me kaq pak shi sa ra në mengjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco