VIDEO/ ‘Komunizmi është më i poshtri në faqe të tokës, ky të vret, të pret, të vjedh ...’

22:44, 26/03/2023
A+ Aa A-

‘Dijeni o vëllezër, dijeni, që komunizmi është më i poshtri në faqe të tokës.

Ky është ai që vret, ky është ai që pret, ky ai që të vjedh, të merr pronën, të merr çdo gjë, ky nuk le gjë pa bë’.

Fjalë të ndjera të një banori të Berxullës, që shteti do i marrë tokën, që të ja japë një privati, i cili më pas të pasurohet me token e rrëmbyer qytetarit.

Do të mjaftonin vetëm fjalët e këtij qytetari që shqiptarët të ngriheshin kundër kësaj qeverie, dhe ti bashkoheshin protestave të banorëve të Bërxullës që kanë muaj që dalin e bllokojnë rrugën e Rinasit, vetëm sepse kërkojnë që të trajtohen si banorë të barabartë të Shqipërisë.

Qeveria e Edi Ramës me anë të Belinda Ballukut, kërkon që tu rrëmbejë tokën këtyre banorëve dhe të ndërtojë një rrugë me pagesë.

Banorët shprehen në çdo protestë të tyre se nuk janë kundër zhvillimit, as kundër ndërtimit të rrugës, por thjeshtë duan të kompensohen sipas ligjit dhe jo sipas dëshirës së qeveritarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco