Berisha: Berati do të ketë boshtin e vet dhe boshti i Beratit është boshti i jugut

Berisha: Berati do të ketë boshtin e vet dhe boshti i Beratit është boshti i jugut

20:21, 26/03/2023
A+ Aa A-

Gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë fitojmë’ për bashkinë e Beratit, Zija Ismaili, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se, ky qytet dhe zona në tërësi është ndër më të bukurat e Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se, Berati do të ketë boshtin e vet, që është boshi i Jugut, një projekt i ndërprerë me ardhjen e Edi Ramës në krye të qeverisë.

Pjesë nga fjala në Berat e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Berati ka trashëguar një qytetërim mahnitës. Ka trashëguar një kulturë të veçantë, kontribut në qytetërimin perëndimor. Kjo është meritë e gjyshërve, stërgjyshërve, katragjyshërve tuaj të cilët kanë patur jo vetëm shpirtin punëtor, por edhe mendjen e ndritur dhe kanë ditur të qëndisin këto kodra me një bukuri mahnitëse. Kjo u detyrohet fermerëve të këtij rrethi, të cilët janë ndër më të punëtorët, më të aftët në kombin shqiptar.

Ju garantoj se nesër në pushtet PD, do të realizojë projektet e Beratit, do të realizojë sistemin e Osumit. Inxhinier Ngjeçari më ka sjellë mua në zyrë dy projekte. Njëri i një arkitekti të madh italian dhe njëri i viteve ’90. Kryetari juaj i ardhshëm i bashkisë, do ti paraqesë të gjitha para jush, do të jeni ju se kë do të zgjidhni, qeveria do ti financojë ato.

Ervin Demën do ta lemë në ishullin e gënjeshtrës së Edi Ramës.

Ervini nuk e ka premtuar, por u bë dorëzënë, u bë dëshmitar i rremë i mashtrimit të Edi Ramës, ndaj dhe aty do e lemë.

Berati do të ketë boshtin e vet dhe boshti i Beratit është boshti i jugut.

Çdo udhëtar që vjen për të vizituar Shqipërinë nuk duhet të shkojë në Tiranë apo Durrës, pa u ndalë në Berat. Pa u ndalë për të vizituar njërën nga mrekullitë mahnitëse të qytetërimit tonë, të qytetërimit perëndimor, të qytetërimit botëror.

Miqtë e mi!

E gjithë kjo histori e Beratit, e gjithë kjo madhështi e tij, është dëshmi e një përgjegjësie që qytetarët e këtij qyteti të bekuar kanë dëshmuar në momentet më të rëndësishme.

Sot ne jemi në një nga momentet më kritike të historisë tonë. Sot ne jemi në një moment kur të gjitha pushtetet njëlloj si në vitin ’90 janë në një dorë, janë në dorën e një njeriu. Sot Edi Rama ka pushtet 10% më shumë se diktatori i fundit komunist. Sot çdo vendim gjykate, çdo vendim ekzekutivi, çdo vendim i çdo institucioni që ka të bëjë  me qytetarët diktohet nga një njeri, dhe e ka emrin Edi Rama.

Edi Rama, krahas këtyre do të mbetet në histori për skenarin më makabër të asgjësimit të opozitës. Nëse etërit e tij, i morën deputetët dhe i vunë para skuadrës së pushkatimit, për të zhdukur opozitën, ky pasardhës i tyre, pagoi, kontraktoi si vrasës me pagesë, kryezbuluesin e SHBA-së për të zhdukur opozitën, për ta shndërruar atë në gjethe fiku të pushtetit të tij.

Ju keni lexuar për grushte shtetit që bëhen për të rrëzuar një qeveri, apo një pjesë të pushtetit, por nuk keni lexuar kurrë për grushte shtetit për të rrëzuar një opozitë, siç e bëri Edi Rama.

McGonigal përdori fuqinë e institucionit të tij, duke tradhtuar vendin e tij, i paguar nga Edi Rama për të shkatërruar opozitën. Ekipi i tij u pagua nga Edi Rama në pamje të parë për të ndihmuar institucionet të ketë rend, siguri, qetësi, në fakt sesi e si të manipulojë, shpifë dhe trillojë dosje për opozitën. Dhe kjo nuk u ndal me kaq.

Njëlloj si etërit e tij që ka tolerancë zero ndaj kundërshtarëve dhe mendimit ndryshe, ai përveç McGonigalëve me imunitet diplomatik etj., me radhë, futi në xhep edhe drejtuesit e opozitës. Përsëri si vrasës me pagesë, i angazhoi ata në një proces gjyqësor që nuk e njeh kurrë bota, i shpalli palë pa qenë palë dhe tre ditë para hapjes së procesit, i mori të gjitha, vulën, simbolin, partisë tuaj, partisë së idealeve tuaja të lirisë, me qëllimin e vetëm që ne të mos hynim në zgjedhje, se ai i ka tmerr, i ka frikë, sepse ai është i sigurtë se 14 maji do të jetë disfata e tij e thellë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco