Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Bardhi: Aksidenti i linjës së transportit urban, pasojë e keqmenaxhimit të Bashkisë

18:27, 26/03/2023
A+ Aa A-

’Aksidenti i linjës së transportit urban, pasojë e keqmenaxhimit të Bashkisë. Me Belind Këlliçin transporti do të jetë modern, i sigurt dhe falas’.

Deklarata është bërë nga zëdhënësja e fushatës së opozitës, Silvi Bardhi.

‘Erjon Veliaj premton tren elektrik, ndërkohë që edhe sot një autobus i transportit urban ka vënë në rrezik jetën e njerëzve në qytet.

Kryetari aktual i Bashkisë ka vetëm fjalë e fasadë.

Shërbimet e Bashkisë mungojnë, dhe transporti publik nuk është më i sigurtë.

Duhet ndryshim.

Qytetarët e Tiranës kanë nevojë për punë thelbësore, për ndërhyrje që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës.

Qytetarët e Tiranës paguajnë shumë taksa e tarifa dhe meritojnë punë e shërbime, jo propagandë e spektakël.

Transporti publik ka nevojë për një reformë emergjente, dhe këtë do e bëjë të mundur Belind Këlliçi me premtimin që ka sjellë në vëmendje të opinionit publik këto ditë, transport modern, të sigurt dhe falas’, deklaroi Silvi Bardhi gjatë deklaratës nga rruga e Elbasanit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco