Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

VIDEO/ Këlliçi premtoi transport falas, Vasili: 90 mijë euro u jepen çdo ditë inceneratorëve, 260 mijë bileta autobusi

17:57, 26/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Edicioni e Pasdites, Nënkryetari i PL-së Petrit Vasili, tregoi se si e e gjykon deklaratën e bërë nga Këlliçi në lidhje me transportin publik falas në kryeqytet.
Vasili u shpreh se nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë 90 mijë euro në ditë jepen vetëm për inceneratorët të cilët nuk egzistojnë, shifër kjo e përkthyer në 260 mijë bileta autobusi.

“Ju jap një shembull shumë të thjeshtë, jo më larg se dje, pak pasi zoti Këlliçi me shumë të drejtë vuri në dispozicion të qytetarëve të Tiranës një zgjidhje të shkëlqyer, bëra kalkulimet e mia të thjeshta, dhe mora vetëm një komponent. Jo qindra milionat e tjera që shpenzohen, se Bashkia ka një buxhet prej 350 milionë uro.

Vetëm për inceneratorët që nuk egzistojnë, paguajmë 90 mijë euro në ditë, e perkthyer në bileta autobusi me 400 lekë të vjetra sa ç’është bileta, janë mbi 260 mijë bileta në ditë.

Po marrim llogarinë më të thjeshtë në botë. Që këtu kemi një problem të zgjidhur, pa ikur më tutje, në tendera 100 përqindshe, në mijëra njerëz të punësuar nga bashkia, që është enti publik shtetëror me më shumë të punësuar në faqe të dheut, një ushtri me të punësuar, patronazhistë, lloj lloj parazitësh që rrinë atje dhe ju bëjn share dhe like gomarllëqeve që ky inaguron.

 E shikoni fare mirë sa e thjeshtë është llogaria dhe se sa premtim konkret është ky” u shpreh Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco