FOTO/ Meta pret Albin Kurtin: Procesi i dialogut të ketë mbështetje sa më të gjerë në Kosovë

FOTO/ Meta pret Albin Kurtin: Procesi i dialogut të ketë mbështetje sa më të gjerë në Kosovë

17:53, 26/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Me një postim në Facebook, Meta shkruan se me Kurtin ishte një takim vëllazëror, ndërsa ka vlerësuar progresin e madh të Kosovës në drejtim të shtetit të së drejtës.

Reagimi i kryetarit të PL-së, Ilir Meta:

Pata kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror në selinë e Partisë së Lirisë, Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti

E vlerësoj progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës në forcimin e shtetit të së drejtës, llogaridhënies, zgjedhjeve të lira e të ndershme, luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik e social.

Mbështes qëndrimet konstruktive të Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë sa i përket normalizimit të marrëdhënieve, që çon drejt njohjes reciproke mes dy vendeve fqinje.

Është e rëndësishme që procesi i dialogut të ketë një mbështetje sa më të gjerë nga të gjithë faktorët politikë të Kosovës, duke pasur parasysh interesat afatgjatë të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco