'Piranjat' i zbuluan tenderin fiktiv 100 mln lekë, Rama rikandidon kryebashkiakun e Devollit

'Piranjat' i zbuluan tenderin fiktiv 100 mln lekë, Rama rikandidon kryebashkiakun e Devollit

22:09, 25/03/2023
A+ Aa A-

Emisioni investigativ "Piranjat", në Syri Tv, zbuluan një tender fiktiv të bashkisë së Devollit, prej 100 mln lekë

Paratë e tenderit duhet të shkonin për rikonstruksionin e rrugëve të fshatrave dhe rrugëve bujqësore dhe shtrimi i tyre me çakull. 

Por nga vëzhgimi në terren, asnjë prej fshatrave të parashikuar në planin e investimeve, nuk ka përfituar nga punimet e supozuara të firmës që fitoi tenderin, Rej sh.p.k. 

Për më tepër, kryebashkiaku socalist, Eduard Duro humbi qetësinë nga zbulimi i skandalit dhe reagoi keq ndaj gazetares së "Piranjave". 

Mirëpo, në vend që ai sot të ishte para organit të akuzës, Edi Rama e bekoi dhe i certifikoi emrin si kandidat të PS në 14 maj, për një mandat të dytë. 

PS publikoi mbrëmjen e sotme emrat e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 14 majit

Në listën e kandidatëve bien në sy se 40 prej tyre janë kryebashkiakë aktualë. 

Mes tyre, një numër i konsiderueshëm janë zyrtarë me probleme me ligjin, të paditur në prokurori, apo të marrë në pyetje nga SPAK për tendera me flamur të kuq apo abuzime të tjera me detyrën.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco