Tedi Blushi ndan pamjet e ndërtuara nga Inteligjenca Artificiale: Kjo mund të ishte Tirana sot

Tedi Blushi ndan pamjet e ndërtuara nga Inteligjenca Artificiale: Kjo mund të ishte Tirana sot

20:49, 25/03/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka ndarë me ndjekësit pamje të kryeqytetit të krijuara nga Inteligjenca Artificiale.

 Blushi shkruan në Facebook se kjo do të ishte Tirana në rast se në vend të babëzisë dhe korrupsionit do të punohej për hapësirat e gjelbra.

Postimi i plotë:

Tirana nuk ka njohur kurrë një armik më të madh të gjelbërimit dhe mjedisit se sa Kryetari ende në detyrë i Bashkisë, Erion Veliaj!

Mjedisi.al i ka kërkuar inteligjencës artificiale, të imagjinojë Tiranën si qytet i gjelbër dhe nga fotot duket qartë bukuria që do të kishte kryeqyteti, nëse në krye të Bashkisë do të ishte një administrator i përgjegjshëm dhe me vizion.

Kjo mund të ishte Tirana sot, nëse në vend të paligjshmërisë, korrupsionit dhe babëzisë për t’u pasuruar me paratë e betonit nuk do të shkatërrohej çdo hapësirë e gjelbërt, përfshi “mushkërinë e Tiranës”, Parkun e Liqenit.

Ndaj 14 Maji është dita më e afërt për të ndëshkuar Erion Veliaj, i cili premtoi “Pyllin Orbital” dhe po e mbyll mandatin me një “Pyll Betoni”!

Bashkë Fitojmë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Same on same on26/03/2023 01:38

Po Luli pse nuk bëri ndonjë pyll kur ishte kryetar në bashki? Apo flinte gjumë? Atëherë Luli ishte nën urdhërat e Saliut. Ore, ju mund të shani Ramën dhe qeverisjen apo sundimin e Rilindjes sa të doni, se mut është, por ju kur keni qënë në pushtet nuk keni bërë ndonjë gjë? Saliu erdhi në pushtet në 92 dhe çfarë bëri? Çoi për skrap dhe shiti gjithë ish fabrikat e kombinatet e sistemit të kalur dhe ngriti si sistem zhvillimi piramidat financiare, skemat Ponzi. Shkatërrim total. Më pas në 2005-2013 ngriti piramidat univetsitare, shkatërrim i dytë i ekonomive familjare dhe mashtrim për të ardhmen, kartona diplomash pa vlerë e pa meritë, vjedhje dhe korrupsion. Shëndetësis tërë kohës rrumpallë, korrupsion dhe nepotizëm e militantizëm. Ministritë dhe administtata kudi punët me mik, rryshfet e militantizëm. Pra rezultati shpopullim, varfëri, papunësi. Meta ka qënë herë në prerin e Saliut, herë të Nanos e herë të Ramës. Jeni totalisht e gjithë klasa politike faktori kryesor i shpopullimit dhe varfërimit të Shqipërisë. Interesant është fakti që akoma kërkoni të vini në pushtet me të njëtat premtime, ose më saktë "hiqni hajdut Ramën se ju bidhni më bukur"! Por provat janë si i bëni punësimet: e pamë si i Saliu i bëri qokën Jozefina Topallit dikur duke çuar Luizin në Francë, e sot i punësojnë të fejuarën e djalit të Zhozit te Syri si modetatore te Piranjat. Pra, jeni transparent si kristali, kush jeni dhe si veproni në pushtet. Nuk ka asnjë shpresë me ju. Me ju vazhdon po e njëjta histori si këto 32 vite të kaluara, korrupsion, nepotizëm, hajdutllëqe, militantizëm, shpopullim.

Shto koment

Denonco