'Piranjat' zbuluan vjedhjen 100 mln lekë, Salianji: Modeli i kryebashkiakut të Devollit personifikon rilindjen!

'Piranjat' zbuluan vjedhjen 100 mln lekë, Salianji: Modeli i kryebashkiakut të Devollit personifikon rilindjen!

18:59, 25/03/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas denoncimit që emisioni ‘Piranjat’ në Syri Tv bëri për tenderin skandaloz të kryetarit të bashkisë Devoll, Eduard Duro.

Salianji është shprehur se investigimi gazetarëve faktoi se si vidheshin 100 milionë lekë duke shkaktuar dëm të dyfishtë qytetarëve të Devollit, taksat ju vidhen dhe rrugën nuk shtrohen.

Postimi i Salianjit:

Modeli i kryebashkiakut të Devollit personifikon rilindjen dhe zgjedhjet e saj edhe kur nuk kishte garë!

Investigimi gazetarëve faktoi se si vidheshin 100 milion lek duke shkaktuar dëm të dyfishtë qytetarëve të Devollit, taksat ju vidhen dhe rrugën nuk shtrohen!

Prepotenca dhe dhuna ndaj gazetares kurajoze që kryente investigimin ishte për ti vënë kapak!

Vjedhin, shkatërrojnë, braktisin dhe në fund kanë guximin të dhunojnë këdo që i kap me lek në duar!

Nëse prokuroria nuk e shikon rastin qytetarët do ta flakin në 14 Maj duke zgjedhur tjetër model!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco