Alolli vijon takimet me qytetarët: Bashkia do të ngrejë ura bashkëpunimi me tregtarët

Alolli vijon takimet me qytetarët: Bashkia do të ngrejë ura bashkëpunimi me tregtarët

18:19, 25/03/2023
A+ Aa A-

Kandidatja për kryetare bashkie e koalicionit opozitar në Korçë, Ledina Alolli vazhdon me turin e takimeve. Ndalesa e rradhës e Alollit ka qënë tregu i shumicës në qytet nga ku ka denoncuar situatën e vështirë që po kalon biznesi privat në Korçë.

Alolli u zotua se me ardhjen e saj në krye të bashkisë se biznesi privat do ketë kushte dinjitoze për të zhvilluar aktivitetin e tyre ndërsa tha se Bashkia do të ngrejë ura bashkëpunimi me tregtarët.

Teksa konstatoi problematikat e tregtarëve, ajo deklaroi se me fitoren e Partisë Demokratike dhe aleatëve opozitarë Policis bashkiake nuk do të jetë më në rolin e "xhandarmërisë", por në ndihmë të funksionimit të tregut agroushqimor.

Ndërkohë teksa shpalosi programin e saj të detajuar për bujqit dhe blegtorët Alolli tha se përmirësimi i infrastrukturës do të jetë një nga pikat kyçe ku do të përqëndrohet pasi,ndikon drejtpërdrejt në lehtësimin e punës të furnitorëve dhe blerësve në treg.

Postimi i plotë i Alollit:
Nga Tregu i Shumicës, Korçë:
Koha për ndryshim!
Kjo Bashki ka shumë kohë që e trajton biznesin privat si një pronë të sajën, që duhet shfrytëzuar, duhet shtrydhur me të dyja duart, sepse privati mban.
Mjaft më!
Kushte dinjitoze, dialog i hapur, ndihmesë e bashkëpunim, jo taksa dhe pengesa që rëndojnë aktivitetin tregtar në Korçë. Infrastrukturë e duhur për të lehtësuar punën e automjeteve që frekuentojnë këtë treg, jo roje bashkiake dhe polici politike që frenon biznesin e lirë.
Bashkë fitojmë! Ndryshimi fillon me votë!
#14maj
#BashkëFitojmë
#ZëriYtSjellNdryshimin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco