Lajmi i fundit

LIVE/ Presidenti i PL-së, Ilir Meta marshon drejt 'Bulevardit të Shpresës'

SYRI TV/ Premtimi i Belind Këlliçit: Transporti publik në Tiranë do të jetë falas!

13:35, 25/03/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi në krye të bashkisë së Tiranës do të ofrojë shërbimin e transporti publik falas për të gjithë qytetarët.  Ky është premtimi që ka dhënë kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit në një bashkëbisedim me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Gjithashtu Këlliçi premtoi edhe furnizim me 24 orë ujë të pijshëm për kryeqytetasit.

Nga SYRI TV

“Transport publik falas për të gjithë qytetarët e Tiranës”: ky është premtimit që u bërë qytetarëve të kryeqytetit, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

Në një takim me te rinjtë e Forumit Rinor te Partisë Demokratike, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga partitë e djathta evropiane, Këlliçi vuri theksin te një tjetër prioritet siç është furnizimi me ujë të pijshëm për 24 orë, duke e cilësuar si një turp këtë premtim në kohën në të cilën jetojmë.

Nga ana e tij, kandidati demokrat Belind Këlliçi, theksoi se Tirana do të ketë programin më të mirë që kryeqyteti ka parë ndonjëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco