Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

SKANDALI/ Çuçi-britanikëve: Ndalojini shqiptarët, janë të zgjuar dhe e manipulojnë sistemin kudo

SKANDALI/ Çuçi-britanikëve: Ndalojini shqiptarët, janë të zgjuar dhe e manipulojnë sistemin kudo

11:06, 25/03/2023
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm shqiptar, Bledi Çuçi ka bërë një deklaratë skandaloze gjatë takimit me homologen britanike, Suella Braverman.

Sipas gazetës Daily Mail, ai ka pranuar se shqiptarët që po shkojnë në Britaninë e Madhe, janë duke manipuluar sistemin.

Gazeta thekson se delegacioni shqiptar i Edi Ramës, ka mbështetur planin e kryeministrit britanik, Rishi Sunak për të luftuar krizën në Kanalin Anglez.

Një burim tha për gazetën se gjatë takimit me Braverman, Çuçi është shprehur se mbështet projektligjin për ndalimin e gomoneve, duke thënë se është shumë i nevojshëm.

“Ky ligj do pengojë shqiptarët që të luajnë me sistemin britanik,” ka thënë Çuçi.

Burimi britanik theksoi: “Çuçi tha se shqiptarët janë shumë të zgjuar dhe se ata gjejnë mënyra për të manipuluar sistemet e vendeve, dhe e kanë bërë këtë kudo në Evropë, në Francë dhe vende të tjera. Tani janë në Mbretërinë e Bashkuar dhe projektligji do i ndalojë ata”.

Deklaratat skandaloze të Çuçit vijnë pasi rreth 13 mijë shqiptarë kaluan Kanalin me gomone vitin e kaluar, nga vetëm 800 në 12 muajt e mëparshëm.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij u shfaqën arrogantë në këtë vizitë, pa pranuar për asnjë moment arsyet kryesore që po nxisin eksodin masiv gjatë dekadës kur kanë qeverisur.

Rreth 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi që kur Rama ka marrë pushtetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco