Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Berisha: Të rinjtë bënë revolucionin e dhjetorit, të rinjtë ndërmorën edhe procesin e rithemelimit të PD

Berisha: Të rinjtë bënë revolucionin e dhjetorit, të rinjtë ndërmorën edhe procesin e rithemelimit të PD

10:35, 25/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në një takim me të rinjtë e Forumit Rinor, se ishin pikërisht të rinjtë që bënë revolucionin demokratik të dhjetor, por edhe ata që ndërmorën procesin e rithemelimit të PD-së.

“Të rinjtë ishin ata që bënë revolucionin demokratik të dhjetorit ‘90 dhe themeluan PD-në. Të rinjtë, ishin pa asnjë mëdyshje ata të cilët çuan mesazhin, dritën e lirisë dhe u përballën me monizmin më stalinist të Europës në atë kohë dhe u bënë promotorët e fitores së PD-së.

Shqipëria ishte vendi më i izoluar i Europës dhe ndër më të izoluarit e planetit. Shqipëria kishte nevojë për mendje të hapura dhe mendjet e hapura ishin mendjet e të rinjve. Në këtë kontekst, ata luajtën një rol kryesor në të gjitha reformat dhe transformimet e vendit.

Sot, pas 30 vitesh, Shqipëria ka rënë në një monizëm të dytë, i cili në dallim nga monizmi i viteve ’90, që bazohej në doktrinën çnjerëzore marksiste, monizmi i sotëm bazohet në krimin, drogën dhe vjedhjen. Edi Rama sot kontrollon 10 përqind më shumë pushtete se diktatori i fundit komunist në vitin 1991.

Në këtë kontekst, kjo mbështetje e juaj merr një rëndësi edhe më të veçantë. PD dhe forumi i saj, u themeluan dhe mbetën gjithnjë forca më perëndimore e vendit, lokomotiva të vërteta të integrimit të Shqipërisë në NATO dhe BE.

Në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë, Edi Rama kontrollon në mënyrë të hekurt të gjitha pushtetet. Për gabime të rënda edhe të PD, e cila bojkotoi zgjedhjet lokale, sot në të gjithë Shqipërinë, PD ka vetëm një pushtetar vendor, kryebashkiakun e Shkodrës,” tha Berisha.

Por kreu demokrat tha se të rinjtë ndërmorën dhe mbështetën edhe procesin e rithemelimit të Partisë Demokratike.

"Kur vërtet po bëheshin përpjekje për të asgjësuar PD-në si forcë të të vërtetë politike opozitare, ishin të rinjtë, forumi rinor, i pari që mbështeti nismën me të cilën unë kundërshtova vendosmërisht atë përpjekje shkatërrimtare për opozitën shqiptare. Ishte forumi rinor, drejtuesit e saj, ata të cilët kaluan me vendosmëri në mbështetje dhe ndërmorën procesin e rithemelimit të PD-së,” theksoi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco