Belind Këlliçi: Uji i pijshëm do të jetë prioritet kryesor! Paratë do t'i heq nga afera e inceneratorit

Belind Këlliçi: Uji i pijshëm do të jetë prioritet kryesor! Paratë do t'i heq nga afera e inceneratorit

10:35, 25/03/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, kryetari i opozitës për bashkinë e Tiranës, ka theksuar sot se prioritet i tij si kryebashkiak i Tiranës do të jetë furnizimi me ujë të pijshëm i kryeqytetit.

“Tirana nuk ka ujë të pijshëm, - tha ai. -  Kryetari i bashkisë na thotë se në Tiranë ka mesatarisht 17 orë ujë të pijshëm, por në tre muaj që kam në terren  të gjithë ankohen se nuk ka më shumë se 1 apo 2 orë në ditë, ujë të pijshëm. Uji i pijshëm është një nga prioritete e mia si kryetar bashkie.”

“Jam këtu për t’i shërbyer qytetit tim, qytetarëve të mi. Shumë më kanë pyetur ku do të gjenden paratë? Është fare e thjeshtë, t’ju jap vetëm një llogari. Inceneratori është një aferë shumë e madhe në Tiranë, që ka të bëjë me një incenerator ku teorikisht bëhet vend-depozitimi i plehrave, ndarja dhe incenerimi për të prodhuar më pas energji elektrike. Qytetarët  e Tiranës paguajnë çdo ditë 80 mijë euro në ditë për pastrimin e qytetit dhe për këtë proces, i cili i merr 41 mijë euro në ditë qytetarëve për këtë shërbim që nuk kryhet.

Minimalisht pas 15 majit, qytetarët e Tiranës do të jenë 41 mijë euro më të pasur dhe do të kenë 41 mijë euro më shumë në xhepat e tyre për shkak se paratë Belind Këlliçi nuk do t’i çojë tek inceneratori, por do t’i çojë te qytetarët, tek shërbimet.

Ato miliona euro që shkojnë në xhepat e pushtetarëve nuk do të shkojnë më në atë destinacion,  por për kopshte, shkolla, çerdhe, investime për rrugë e ujë të pijshëm.

Ju miq që vini nga Europa, duhet të dini se unë sot si kandidat i opozitës dhe i PD-së, një nga premtimet kryesore, më vjen turp t’jua them, por e kam të lidhut me ujin e pijshëm.

Tirana nuk ka ujë të pijshëm. Kryetari i bashkisë na thotë se në Tiranë ka mesatarisht 17 orë ujë të pijshëm, por në tre muaj që kam në terren  të gjithë ankohen se nuk ka më shumë se 1 apo 2 orë në ditë, ujë të pijshëm. Uji i pijshëm është një nga prioritete e mia si kryetar bashkie”, theksoi Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco