Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO-SYRI TV/ Premtimi i Belind Këlliçit: Transporti publik në Tiranë do të jetë falas!

10:17, 25/03/2023
A+ Aa A-

"Me Belind Këlliçin në krye të Bashkisë së Tiranës, transporti publik për të gjithë qytetarët e Tiranë do të jetë falas".

Kjo ishte deklarata që bëri sot në takimin me FRPD, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, duke e konsideruar si një nga zotimet më kryesore të tij.

“Ajo çka ne i afrojmë sot qytetarëve të Tiranës është fillimisht ndryshimi!" tha ai.

"Ndryshimi është në duart e qytetarëve. Unë sot vij para qytetarëve si një kandidat që nuk i ka bërë asnjë dëm ekonomik, qytetarit. Nuk kam asnjë histori korrupsioni ku mund të kapet kundërshtari politik.

Ajo që unë garantoj është se do të kemi programin më të mirë që ka parë Tirana në 33 vite, duke filluar nga të rinjtë. Do të jenë pjesë e pandashme e ekipit tim, duke filluar nga lista e Këshillit Bashkiak. Karta e Studentit në Tiranë nuk funksionon. Duhet ta dini që një çifti të ri në Tiranë i duhen 96 vite punë për një apartament se në Tiranë po ndërton mafia e betonit.

Sot, para jush dua të jap një nga premtimet kryesore të fushatës sime. Me Belind Këlliçin në krye të Bashkisë së Tiranës, transporti publik për të gjithë qytetarët e Tiranës do të jetë falas, duke e bërë Tiranën vendin e dytë në Europë ku afrohet ky shërbim, duke ia mundësuar minimalisht 200 mijë qytetarëve të Tiranës, pa asnjë dallim," theksoi Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco