Këlliçi: Po, Tirana udhëhiqet sot nga interesat e mafias, krimit, korrupsionit!

Këlliçi: Po, Tirana udhëhiqet sot nga interesat e mafias, krimit, korrupsionit!

10:10, 25/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha, së bashku me Belind Këlliçin kanë marrë pjesë sot në takim me Forumin Rinor të PD-së.

Këlliçi, i cili tashmë kandidon në emër të opozitës për kryebashkiak të Tiranës, ndër të tjera e vuri theksin tek largimi, emigrimi i popullsisë.

“Fenomeni më i dëmshëm që i është bërë sot Shqipërisë, - tha ai, - është fakti që ky vend po shpopullohet. Pjesa dërrmuese e atyre që po ikin janë të rinj. Vendin tonë e kanë lënë në dhjetë viteve e vitet e fundit mbi 900 mijë qytetarë dhe ka një arsye pse kanë ikur, se nuk e gjejnë veten këtu, nuk kanë të ardhme, nuk kanë siguri.

Sot PD vijon të jetë sërish në ballë të ndryshimeve shumë të forta të vendit tonë dhe unë kam fatin e madh dhe privilegjin që si kandidat i PD dhe opozitës dhe të dal nga radhët e FRPD për t’i prirë një beteje në Tiranë, që mund të duket si një betejë midis dy kandidatëve të rinj në moshë, por që i përkasin dy modeleve krejt të ndryshme.

Që ta dini janë të vërteta ato që më thatë më parë, me atë taktikën që pyesim taksistët për situatën në qytet. Është e vërtetë që po, qyteti, Tirana udhëhiqet nga interesat e mafia, krimit, korrupsionit, dhe kjo është për të ardhur keq. Nuk është ky model i denjë për një kryeqytet që aspiron të bëhet pjesë e BE.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco