Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Këlliçi: Transformim total të transportit urban në Tiranë, ulje e tarifës për qytetarët

Këlliçi: Transformim total të transportit urban në Tiranë, ulje e tarifës për qytetarët

20:50, 24/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi u shpreh se në çdo takim, dhe kudo, dallon nevojën për ndryshimin dhe padurimin që kanë qytetarët për ditën e zgjedhjeve, 14 Majin.

Këlliçi tha se nga ana tjetër, banorët e Tiranës prej kohësh nuk e ndjejnë Bashkinë prezente dhe nuk kanë parë e takuar asnjë përfaqësues apo zyrtar të saj.

Në një intervistë me Beti Njumën në Ora News, kandidati i Opozitës preku çështjet e shërbimeve të munguara, përkundër propagandës që bëhet, duke nisur nga mungesa e ujit, rrugëve, e deri tek transporti urban.

'Do t'i jap një zgjidhje permanente çështjes së transportit urban', u shpreh Këlliçi, duke sqaruar se do të ule çmimin e biletës, do ta çojë në minimum koston për qytetarët.

Dhe, theksoi ai, do ta rris cilësinë, duke bërë që vonesat të reduktohen, e qarkullimi të lehtësohet.

Këlliçi pohoi se janë 41 mijë euro në ditë që sot Bashkia e Veliajt i shpërdoron me inceneratorin.

'Këto para, do të shkojnë nga 15 Maji për transportin publik të Tiranës', tha Këlliçi, duke shtuar se do të përdoren për subvencionim për lehtësimin e barrës së qytetarëve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco