Berisha: Të shumëfishojmë forcat në këtë mision, të punojmë dhe më 14 maj të firmosim fitoren

20:33, 24/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatit të Primareve në Kamëz, Arjan Hoxha është shprehur se Shqipëria ka një thirrje të brendshme, të bashkohemi, të bashkohemi njëri me tjetrin, të bashkohemi me çdo socialist, qytetar pa parti, çdo njeri të ndershëm për të shpëtuar vendin, për ti dalë zot vendit, për të votuar ndryshimin.

Fjala e Berishës:

Sot Kamza, çdo familje, çdo qytetar, Tirana, Shqipëria ka një thirrje të brendshme, të bashkohemi, të bashkohemi njëri me tjetrin, të bashkohemi me çdo socialist, qytetar pa parti, çdo njeri të ndershëm për të shpëtuar vendin, për ti dalë zot vendit, për të votuar ndryshimin.

E pafalshme. Koha do të na ndëshkojë nëse ne nuk përdorim votën tonë kundër këtyre hajdutëve, armiq të egër të qenies shqiptare, që po i përzënë shqiptarët nga Shqipëria. Po ushtrojnë gjenocid të vërtetë, me kushtet e krijuara për largimin nga Shqipëria. Shumë janë larguar, 1/3 është larguar.

Çfarë do të bëjmë ne? Të shumëfishojmë forcat në këtë mision, të punojmë dhe për ata që janë larguar në mënyrë që në 14 maj të firmosim ndryshimin, fitoren. Nuk duhet të ketë të ardhme regjimi i Edi Ramës. Regjimi i Edi Ramës duhet të përfundojë atje ku e ka vendin. Këta janë një klikë hajdutësh, një grup hajdutësh të pamëshirë, që ju urrejnë ju, urrejnë qytetarët, për faktin e vetëm se i vjedhin dhe kanë vendosur me qytetarin atë raport që ka hajduti me viktimën e tij që e vjedh.

Edi Rama nuk ka asnjë ndjenjë njerëzore për qytetarët shqiptarë. Një njeri që udhëton me avion me dhomë gjumi, që shpenzon 22 mln dollarë vetëm udhëtime me avion, një njeri që blen vazon për oborrin e tij, 4 mln euro. Një njeri që në 2/3 e mbledhjes së qeverisë nuk shkon fare, sepse punon me marioneta, me kukulla. Ky njeri nuk ka asnjë lidhje me ju, me fëmijët tuaj, nuk ka asnjë lidhje me shqiptarët.

Çfarë lidhje kanë ministrat e tij të cilët vjedhin nga mëngjesi në darkë, ulen në dreka dhe darka me 10 mijë dollarë darkën dhe 1 mijë dollarë biftekun. Këta janë hajdutë të transformuar. Është turp ti mbajmë më shumë ne këta.

Flamur Noka bëri një gabim të madh; ka fyer çdo bari në Shqipëri, duke e krahasuar Rakipin me të. Flamur të garantoj se çdo çoban i këtij vendi, është 10 herë më i ndershëm, më i mirë se Rakip Suli, i cili vetë me sekserët e tij; shkon për të marrë një leje ndërtimi, duhet të takosh vëllanë e Rakipit njëherë, pastaj merr lejen, duhet të paguash njëherë aty.

Po kështu shko te Edi Rama, duhet të takosh Olsin se pa Olsin nuk zgjidhet, vetëkuptohet sa paguan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco