Gazetari që zbuloi gjobëvëniet e Adriatik Doçit i përgjigjet Bollinos: Jeni kapur me presh në duar!

18:58, 24/03/2023
A+ Aa A-

Naim Noka, botuesi i "Publiklive", portali që publikoi audiot e Adriatik Doçit ku pranonte se vinte gjoba me artikuj shpifës, ka një përgjigje edhe për Carlo Bollinon. 

Bollino është pronari i Report Tv ku Doçi është i punësuar dhe paguhet prej tij, i cili në një shkrim pretendon se gazetari i tij është përgjuar nga mediat pranë opozitës. 

Për "Syri Digjital" me Bled Markun, në Syri Tv, Noka i kujton Bollinos se faktet nuk mund të përgënjeshtrohen dhe ata (Doçi e Bollino) janë kapur me presh në duar. 

"Sot Carlo Bolino u shpreh se është një përgjim i bërë nga mediat e Berishës, por faktet janë fakte dhe është kapur më presh në duar dhe ne nuk bëmë asgjë tjetër se faktuam të vërtetën. Në Shqipëri mediat janë kthyer në patkllake dhe kobure siç ishte gazetari në fjalë. Ky nuk e pranon dhe mundohet të justifikohet me shkrime dhe mbi të gjitha i shkaktoj dramë dhe dy qytetarëve që mbanin dhe mbiemrin tim dhe sajon disa shkrime ku më cilëson si tutor femrash dhe zotëria në fjalë ka shkaktuar dramë në familje për ata dy persona që mbanin mbiemrin tim", tha ai. 

Intervista e plotë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco